Shqetësimi për emigracionin e paligjshëm/ Sunak telefonon Ramën

Shqetësimi për emigracionin e paligjshëm/ Sunak telefonon Ramën

13:06, 10/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike paraditen e sotme me kryeministrin e Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Lajmi është bërë i ditur zyrtarisht nga qeveria britanike, përmes një njoftimi për shtyp, ku sqarohet se problemi kryesor ishte çështja e emigracionit të paligjshëm.

"Dy liderët folën edhe për emigrantët. Rama dhe Sunak ranë dakord se më shumë punë nevojitet për t’u bërë në lidhje me migracionin e paligjshëm në Europë. Këtë çështje do ta diskutojnë nga afër në takimin e Komunitetit Politik Europian në Mbretërinë e Bashkuar në muajin korrik.

Rama dhe Sunak theksuan gjithashtu rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Dy liderët biseduan edhe për situatën në Lindjen e Mesme, ku theksuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit," thuhet në njoftimin zyrtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco