Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Shtabi elektoral i PS në Dubai

'Rrëzohet' vettingu: KPA rikthen në detyrë magjistraten Antoneta Sevdari

13:27, 10/05/2024
A+ Aa A-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos të rikthejë në detyrë magjistraten Antoneta Sevdari.

Kryesuesja e lexoi bazën ligjore ku mbështetet vendimi, pasi u këshillua, dëgjoi palët, përfshirë edhe Komisionerin Publik. Ky i fundit ishte dakord që të rishikohej vendimi.

Më 18.07.2018, KPK vendosi konfirmimin në detyrë të Sevdarit si prokurore e Tiranës. Por Komisioneri Publik kërkoi prishjen e vendimit dhe shkarkimin nga detyra. 

Sevdari i ankua në Gjykatën e Strasburgut, e cila i dha të drejtë asaj.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut pranoi ankimin e prokurores Antoneta Sevdari dhe dënoi Shqipërinë që të dëmshpërblente ish-prokuroren me rreth 25 mijë euiro dhe sugjeroi të rishikohej vendimi i shkarkimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco