Çmontohet gënjeshtra e parë e Veliajt për vajtjen në SPAK

Çmontohet gënjeshtra e parë e Veliajt për vajtjen në SPAK

21:47, 30/04/2024
A+ Aa A-

Erion Veliaj njihet si një politikan që gënjen. Madje gënjen edhe kur e di që mashtrimet që bën do i çmontohen.

Sot Veliaj u paraqit në SPAK, qëndroi 7-8 orë përballë hetuesve, duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me hetimin mbi inceneratorin e Tiranës, që nuk ekzsiton por ka gllabëruar 130 mln euro, ndërsa çdo ditë paguhen 80 mijë euro për incenerim, proces që nuk ndodh.

Veliaj u mundua që para vajtjes në SPAK të shfaqet si një personazh që po shkonte vullnetarisht, madje duke përdorur fjalën ‘proaktiv’.

U paraqit në mëngjes, qëndroi me orë të tëra, dhe nisi sërisht të flasë me të njëjtën gjuhë, ku herë hetuesit i cilësonte kolegë dhe herë anëtarë të organizatës, madje ga pohimet e Veliajt dukej sikur i kishte marrë në trajnim dhe i kishte vlerësuar.

Në fakt gënjeshtra e parë e Erjonit të ‘5D’, pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, sipas Arben Ahmetajt, u përgëjeshtrua nga SPAK.  

Në një informacion zyrtar nga SPAK për SYRI TV thuhet “shtetasit Erjon Veliaj i është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t'u pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit në interes të hetimit të procedimit penal nr.255, të vitit 2020 (hetimet në lidhje me  iceneratorin e Tiranës)”.

Kaq mjafton për të rrëzuar pretendimet e 72 orëve të fundit nga Veliaj, që deklaronte se po paraqitej vullnetarisht, si një qytetar i mirë, për të ndihmuar SPAK. Në fakt sot Veliaj u paraqit si person që ka dijeni, ashtu sikundër para tij është paraqitur edhe Arben Ahmetaj. Tani duhet parë se si mund të ndryshojë statusi i Erjonit të inceneratorit fantazëm dhe më pas i Veliajt të ‘5D’.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco