‘Sulmi ndaj gazetarëve, metoda të shërbimeve sekrete’/ Abilekaj: Lista e njerëzve që s’pranojnë të paguhen nga Veliaj

22:39, 30/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Enton Abilekaj, i ftuar në SYRI TV në ‘Specialen’ me temë ‘7 orët e Erion Veliajt në SPAK’, u shpreh se sulmi i kryebashkiakut të Tiranës ndaj gazetarëve është një sulm i ulët pa praninë e tyre.

Sipas Abilekaj, ajo listë e gazetarëve që sulmoi Veliaj është lista e njerëzve që nuk pranojnë të paguhen nga kryebashkiaku sepse duan të jenë njerëz të lirë.

Gjithashtu gazetari theksoi se ‘të merret një njeri me biografinë e të gjithë atyre që ai i quan armiq dhe që në fakt janë kritikë të tij, kjo tregon se këto janë metoda të shërbimeve sekrete, janë metoda të frikshme të një njeriu që ka pushtet dhe ai duhet urgjentisht të mos ketë pushtet sepse është njeri i rrezikshëm’.

Abilekaj: Shumë gjëra nuk i kuptova dhe pyeta njerëz dhe më shpjeguan edhe ‘peshqirat’ çfarë janë, unë s’kam shkuar ndonjëherë, ky ka qënë, janë në Gjermani ‘peshqirat’. Është i vetmi shtet që lejoj shtëpitë publike. Problemi është t’i thuash njeri i poshtër një njeriu i cili të kritikon, jo mua se unë si kam kërkuar asgjë ndonjëherë Veliajt asnjë gjë. Ajo listë nuk është për tu marrë, është lista e njërzve që nuk kanë pranuar të paguhen nga Veliaj, po su pagove nga Veliaj të quan armik pastaj, duan të jenë të lirë të flasin atë që duan të flasin. Është sulm i ulët personal pa praninë e tyre pa asnjë lloj lidhje.

Nuk besoj asnjë nga ato akuzat që tha, por të merret një njeri me biografinë e të gjithë atyre që ai i quan armiq dhe që në fakt janë kritikë të tij, kjo tregon se këto janë metoda të shërbimeve sekrete, janë metoda të frikshme të një njeriu që ka pushtet dhe ai duhet urgjentisht të mos ketë pushtet sepse është njeri i rrezikshëm. Me këtë që bën ai tani duhet urgjentisht të mos ketë pushtet sepse ai përdor pushtetin për të bërë biografitë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco