Pas dekonspirimit të aksionit me 50 urdhër-arreste, Balla ‘përgëzon’ Policinë e Shtetit

Pas dekonspirimit të aksionit me 50 urdhër-arreste, Balla ‘përgëzon’ Policinë e Shtetit

14:34, 21/05/2024
A+ Aa A-

Në operacionin e fundit ku u lëshuan 50 urdhër-arreste për 7 grupe kriminale, 2 prej tyre ishin punonjës policie dhe 2 për ish-efektivë të RENEA-s. Asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua.

Fakti që nga 50 urdhër-arreste nuk u arrestua thuajse asnjë nga ata që ishin jashtë, ngre dyshime se operacioni u dekonspirua ose nga vetë SPAK, ose nga Policia e Taulant Ballës.

Gazetarët e kronikës kanë deklaruar se një operacion i tillë, ku nuk arrestohet askush, ku punonjësit e policisë nuk shkojnë në punë ditën e operacionit ngre dyshimin e fortë për dekonspirim.

Taulant Balla nuk pati asnjë deklaratë publike për ‘suksesin’ e operacionit, gjë që forcon dyshimet për dijeni, ose urdhër të tij për dekonspirimin e operacionit.

Ish-shoku i Ballës, Arben Ndoka, dyshohet se fluturoi në Dubai një ditë para operacionit, punonjësit dhe ish-punonjësit e policisë gjithashtu u ‘zhdukën’ një ditë para. 

Familjarë të deputetëve, edhe keta shokë të ngushtë të Taulant Ballës, gjithashtu nuk ranë në prangat e policisë.

Pasi shokët i tij i shpëtuan arrestimit, Taulanti, miku i ngushtë i bandave kriminale, ka bërë një postim ditën e sotme ku përshendet arrestimin e dy personave në Korçë, të dyshuar për vrasje në Greqi.

Përgëzimi që i ka bërë Balla Policisë për një aksion periferik, pas dështimit të aksionit me 50-urdhër-arreste duket më shumë si falenderim për ata që dështuan operacionin, sesa një reagim për rastin e sotëm.

Postimi i Taulant Ballë:

Rezultatet e arritura janë vetëm fillimi i një revanshi të sundimit të ligjit ndaj krimit të organizuar. Bashkëpunimi me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit për të luftuar krimin e organizuar, për të gjetur dhe ndaluar personat në kërkim nga drejtësia, si dhe hetimet e përbashkëta për zbardhjen e ngjarjeve të rënda kriminale të ndodhura në Shqipëri apo në vende të tjera, janë forma më e mirë për të goditur krimin. Përgëzime Policisë së Shtetit Korçë, Tiranë, Kavajë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Fier, për operacionet e orëve të fundit, të cilat rezultuan me arrestimin e dy shtetasve të dyshuar për një vrasje në Greqi rreth 16 vite më parë si dhe shtetas të tjerë të përfshirë në vepra të tjera penale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco