SYRI TV/ I irrituar pas pyetjes në SPAK për 7 orë, Veliaj shpërthen ndaj gazetarëve e analistëve

21:58, 30/04/2024
A+ Aa A-

I frustruar nga qëndrimi në SPAK për më shumë se 7 orë duke u pyetur mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij, Erion Veliaj ka shpërthyer me ofeza ndaj dhe gazetarëve dhe analistëve të cilët nuk ka arritur t’i bëjë pjesë të oborrit të tij.

Ndërkohë presioni i protestuesve të cilët bëni thirrje për dorëheqjen e Veliajt ka bërë që ky i fudit të bëj një deklarat të cuditshme sa i përket prokurorisë së Posaçme.

Veliaj e ka cilësuar SPAK-un si organizatë që mbahet me buxhetin e Partisë Socialiste.

SYRI TV

Pasi dëshmoi për mbi 7 orë para hetuesve të SPAK për aferën korruptive të inceneratorëve, kreu i bashkisë Erjon Veliaj iu bashkua mbledhjes online të Këshillit Bashkiak.

Me një tension që nuk arrinte ta fshihte dot, Erion Veliaj humbi totalisht kontrollin dhe sulmoi në mënyrë të paprecedentë e me fjalor rrugaçi gazetarët dhe analstët të cilët kanë reaguar ndaj aferave të rënda korruptive që kanë përfshirë bashkinë e kryeqytetit.  

I gjendur nën presionin e protestës qytetare poshtë zyrës së tij, Veliaj nuk arriti të kontrollonte veten dhe lëshoi deklaratën tjetër sipas të cilës SPAK është një organizatë që mbahet me votën dhe buxhetin e Partisë Socialiste.

Veliaj tha se nuk kishte ndërmend të largohej nga drejtimi i bashkisë dhe shmangu përgjegjesitë e veta nga aferat korruptive të cilat kanë çuar në qeli disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë.

 


   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco