Duke folur nga Foltorja e Lezhës, lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se jo vetëm që Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, por theksoi se miqtë e tij i kanë thënë se dosja ndaj tij nuk ka asnjë fakt dhe asnjë provë.
Që pas shpalljes së vendimit, Berisha ka kërkuar nga zyrtarët e DASH, por edhe nga çdo shtetar tjetër të japë prova për masën e marrë ndaj tij.
Megjithatë asgjë nuk i është ofruar publikut dhe as palëve të interesuara.
Por bie në sy një gjë interesante. Gazeta e rëndësishme e kryeqytetit amerikan, Washington Times ka pyetur Departamentin e Shtetit se cilat janë provat ndaj Berishës. DASH ka reaguar duke thënë se kanë 'informacione të besueshme'. Pra nuk përmenden askund faktet dhe provat.
Ky është qëndrim i kundërt nga komenti i ambasadores Yuri Kim më 15 tetor, e cila tha se 'ka prova të pamohueshme'.
Kujtojmë se në fillim të kësaj historie, DASH e pranoi se informacionet për Berishen u kanë ardhur nga organizatat joqeveritare.
© SYRI.net