Falsifikatorja me 3 mbiemra i jep të drejtë konstatimit të Elmar Brok: Shqipëria është si Rusia

Falsifikatorja me 3 mbiemra i jep të drejtë konstatimit të Elmar Brok: Shqipëria është si Rusia

13:00, 21/05/2024
A+ Aa A-

Avokatët e liderit të opozitës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares falsifikatore, e vërtetuar me dokumente, Irena Gjoka-Maneku-Shpata nga gjykimi i çështjes së Berishës, por në një regjim autokratik, gjykata nuk surprizon. Pranon faktin, po nuk zbaton ligjin.

Gjykata politike pranon që Gjoka ka shkelur ligjin duke falsifikuar dokumente në shtetin grek, por nuk e përjashton atë nga çështja.

Lexo edhe: SKANDALI/ Gjykatësja nuk mohon ekzistencën e fakteve për Irena Gjokën, por nuk e përjashton atë

Ndërkohë nga ana tjetër, kamikazja Gjoka ka refuzuar sërish kërkesën për ndryshimin e masës ndaj liderit të opozitës duke vërtëtuar kështu krahasimin që politikani i njohur europian, Elmar Brok, bëri në një intervistë për Syri TV, ku deklaroi se, “Shqipëria më duket si Rusi”.

Lexo edhe: 'Duket sikur jemi në Rusi'/ Elmar Brok në mbështetje të Sali Berishës dhe shtetit ligjor

Vizitën e Brok në shtëpinë e liderit të opozitës, kamikazja e Ramës e ka përdorur si argument për të vijuar arrestin politik ndaj Sali Berishës.

Në seancë prokurororët kundërshtuan kërkesën e palës mbrojtëse për ndryshimin e masës së sigurisë pasi Berisha vijon të thyejë masën e sigurisë, ka thënë Irena me 3 mbiemra.

Vizita e ish-eurodeputetit gjerman të CDU-së në shtëpinë e Berishës është një rast unik ku një autoritet i lartë i politikës europiane, 39 vite eurodeputet, njeriu që për dekada ka qenë shef  i Politikës së Jashtme në Parlamentin Europian, ndërmerr një veprim të tillë për të ngritur alarmin se një vend në mes të Europës ka rënë në një regjim autokratik. Kjo gjë duket se ka shqetësuar regjimin autokratit që kontrollon drejtësinë, Edi Ramën.

Po çfarë deklaroi Brok gjatë vizitës se tij në shtëpinë e Berishës dhe në intervistën ekskluzive dhënë për Syri Tv?

Brok deklaroi se arrestimi i Sali Berishës, pengimi i tij për të vijuar jetën parlamentare janë në kundërshtim të plotë me ligjet europiane, ku Shqipëria synon të integrohet.

Ai deklaroi nga ballkoni i shtëpisë se liderit të opozitës se: “E dua Shqipërinë si një e tërë, dhe jo për shkak partish apo interesash politike. Porse personalisht i qëndroj mendimit se në një Europë që i bashkon popujt nën sundimin e ligjit dhe demokracisë, askush nuk duhet të privojë një deputet nga e drejta për të shkuar në parlament pa patur më parë një vendim gjykate që e shpall atë fajtor”.

Lexo edhe: Politikani europian flet nga shtëpia e liderit të opozitës: Asnjë i zgjedhur i popullit nuk mund të mbahet i arrestuar pa vendim fajësie

Mirëpo një gjyqtare e shkarkuar nga detyra (1996) si e paaftë, nuk ka për qëllim të respektojë ligjet dhe normat europiane, por ka për qëllim të ekzekutojë urdhërat politike të shefit të saj Edi Rama.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ Syri publikon dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Berisha

Një gjyqtare që është dënuar për falsifikim dokumentash në Greqi dhe i është ndaluar të lëvizë në Zonën Shengen për vite me radhë, nuk ka se si të zbatojë ligjin, pasi është peng i të shkuarës së saj, gjë për të cilën edhe është zgjedhur për të qenë aty ku është.

Lexo edhe: Dokumenti/ Vendimi i dënimit në Greqi të shërbëtores së Ramës me 3 mbiemra

Falsifikatorja e Edi Ramës me 3 mbiemra ka vertetuar sot fjalët e politikanit të lartë europian, Elmar Brok, i cili në intervistë për Syri-n theksoi se Shqipëria e sotm i ngjason shumë me Rusinë.  

“E njoh Berishën prej shumë vitesh dhe kemi thuajse të njëjtë moshë. Nuk është e drejtë që ai ndodhet në errësirë për shkak të arrestimit të tij. Dhe besoj se kjo nuk është një çështje reale ligjore pasi nuk ka asnjë vendim gjykate për fajësinë e tij dhe nuk duhet të ketë një arrestim. Ky person duhet të shkojë në parlament sepse kështu e sanksionon legjislacioni dhe juridiksioni europian. Si rrjedhojë, dua ta mbështes e t'i shpreh keqardhjen time.”, është shprehur Brok.

Më tëj ish-shefi i Politikës së Jashtëm të BE për dekda ka hequr një paralele, e cila u vërtetua përsëri sot, mes Shqipërisë dhe Rusisë. Dy vende ku liderët e opozitës burgosen politikisht dhe pa prova.

“Nuk di të ketë një fenomen të tillë, sidomos në kushte të tilla. Kemi një juridiksion të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut që thotë që duhet të kesh të drejtën për të shkuar në parlament e të thuash argumentet e tua si politikan kur zgjidhesh për sa kohë që të mos ketë një vendim përfundimtar nga një gjykatë që ke bërë diçka të gabuar ligjërisht. Dhe nuk është kështu në rastin e zotit Berisha. Prandaj, ai ka të drejtën për të shkuar në parlament. Kjo çështje nuk është e bazuar në një vendim gjykate. Duket sikur jemi në Rusi, ku opozitarët eliminohen nga debati politik.”,- tha Brok në intervistë për Syri.

 

Vendimet e sotme të GJKKO, i pari për mosndryshimin e masës ndaj liderit të opozitës dhe i dyti për mospërjashtimin e gjyqtares me 3 mbiemra nga çështja, edhe pse faktet janë uleritëse tregon se Shqipëria është konsoliduar tashmë si një regjim i njëjtë me regjimin e Vladimir Putinit në Rusi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco