EKSKLUZIVE/ Syri publikon dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Berisha

EKSKLUZIVE/ Syri publikon dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Berisha

14:19, 18/12/2023
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për 41 ditë me radhë, Syri.net i ka kërkuar gjykatëses Irena Gjoka të prononcohet nëse është shkarkuar nga detyra, apo jo, nga Sali Berisha më 1996 , por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga gjyqtarja.

Sot, Syri publikon dokumentin e shkarkimit të Irena Maneku (Gjoka) nga Sali Berisha, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Në vendimin Nr.7, i datës 8.02.1996 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, thuhet se; Irena Maneku shkarkohet nga detyra e gjyqtares për paaftësi në kryerjen e detyrës.

Image

Irena Gjoka ka mashtruar organet e vettingut duke mos e deklaruar këtë shkarkim nga detyra.

Irena Gjoka është në konflikt të hapur interesi me çështjen që ka nën hetim për liderin e opozitës, Sali Berisha.

Drejtësia politike nuk ka pranuar shkarkimin e saj nga çështja për konflikt interesi, sipas kërkesës së avokatëve të Berishës, dhe as ILD-ja (Artur Metani) nuk ka marrë masa për deklarim të rremë, të saj, në Vetting.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco