Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

VIDEO/ Shehu: Foltorja e Berishës po gjallëron PD-në, zgjon shpresën për demokracinë

VIDEO/ Shehu: Foltorja e Berishës po gjallëron PD-në, zgjon shpresën për demokracinë

16:45, 17/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Tritan Shehu, në një intervistë për Edicionin e Pasdites në Syri Tv me moderatoren Megi Fagu foli për Foltoren e Sali Berishës.

Shehu thekson se Foltorja e Berishës po gjallëron PD-në, duke shtuar se po ashtu zgjon shpresën e shqiptarëve për demokracinë.

'Foltorja e Berishës po gjallëron PD-në. Foltorja është një arenë e diskutimit, për të bërë një opozitë më të fortë dhe rezistuese, një opozitë që të bëjë të mundur që ky regjim të bjerë, se Shqipëria po shkon drejt katastrofës.

Foltorja do bëjë që të gjallërohet mendimi i anëtarëve të PD-së, por edhe i opinionit të gjerë. Edhe opinioni ka nevojë që të dijë se PD e Shqipëria duhet të ndryshojnë, që të çohen të gjithë nga gjumi.

Nëse PD qëndron në heshtje, do shkojë në shtratin e vdekjes. Por, ky regjim duhet rrëzuar e kjo gjë nuk ka asnjë diskutim. Shqiptarët janë të etur për ndryshim e Foltorja po zgjon shpresën.

Foltorja zgjon ëndrrën e shqiptarëve për demokraci të shëndoshë. Edhe lidershipi i PD duhet ta dëgjojë Foltoren, ka ardhur koha që të diskutojmë së bashku në një Kongres.

Foltorja e bën PD-në në parti vërtetë demokratike. Ka shumë rëndësi të mblidhet Kongresi”, u shpreh Shehu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco