Basha justifikon ‘marrëveshjet’ e mëparshme me Ramën: Isha i ri dhe nuk i dija truket!

Basha justifikon ‘marrëveshjet’ e mëparshme me Ramën: Isha i ri dhe nuk i dija truket!

12:59, 14/10/2021
A+ Aa A-

Në fjalën e tij (përpara se kryeministri Edi Rama ta joshte sërish me bashkëqeverisje), Lulzim Basha justifikoi heshtjen dhe opozitën e tij të butë gjatë 8 viteve të shkuara me faktin se ka qenë i ri dhe se ende nuk i dinte truket e tij.

Basha veçoi 4-vjeçarin e parë të qeverisjes së Edi Ramës, i cili u mbyll edhe me marrëveshjen e 17 majit 2017, për bashkë-qeverisje disa mujore PS-PD, e cila solli fitimin e mandatit të tretë për PS-në dhe përçarjen e opozitës. 

"Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje 4 vitet e para, sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua. 

Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quo-ja. Të flisni për satelit ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Sepse ju notoni në luks. Zotërote ka kaluar më shumë kohë me sheikë se sa duke kaluar njerëzit e zonës tuaj elektorale. Keni kapur për bisht drejtësinë e re. 

Edhe perëndimorët e kanë kuptuar. Bëre sikur ndërtove ngrehinën e drejtësië, por nuk është funksionale. E kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i reformës në drejtësi, që është në koma të thellë, pikërisht prej teje”, deklaroi Basha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi14/10/2021 15:48

Tani je ba burre. Jep dorheqje e largou se nuk i hane kushe keto qe bene gjoja me edvin drogen.Edhe 4 foltore mbeten pastaj do te vime te Selia e jone .

tirana14/10/2021 13:51

Ne krahasim me Bashen, doktori ne vitin 1992 ishte me i pjekur politikisht ne raport me moshen kur u zgjodh ne krye te partise demokratike ; nderkohe qe Lulit ne 2013-en i mungonte jo vetem mosha e pjekurise politike , por edhe pervoja e drejtimit te nje forumi aq te madh politik sa ishte partia demokratike . Ne kete aspekt tani pas kaq vitesh po na del se ky ishte nje gabim i rende trashanik i doktorit , i cili ne kesi rastesh ne zgjedhjet e tij ka gabuar , siç ishte rasti i topit , etj . Keto natyrisht jane fenomene qe ne nje Shqiperi post komuniste ekstreme edhe mund te gabosh ....

Shto koment

Denonco