Rama i ofron bashkëqeverisje Bashës, me kusht që të kthehet te ‘Lul origjinali’

Rama i ofron bashkëqeverisje Bashës, me kusht që të kthehet te ‘Lul origjinali’

12:45, 14/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama duket se nuk e ka marrë seriozisht ligjëratën e “e fortë” të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke i thënë që të kthehet te “ origjinali” dhe pas kësaj të bashkëqeverisin.

“Para se të të lë fjalën se kam punë të tjera për të bërë, por këtu prapë jam se s’kam ndërmend të merrem më për sot, nëse do debat idesh, argumentesh, opinionesh urdhëro bujrum.

Nëse vjen këtu e i jep gojës si ai tjetri, atëherë mos u anko pse të vjen foltorja në bisedë. Ke një jerm erotik që e shfryn këtu s’ta kemi fajin ne.

Dil këtu, sillu mirë, thuaj ca ke për të thënë e mos hy në garë kush me shan mua më shumë se unë e shoh që kjo garë ka nisur. Mos i hyj kësaj maloreje se për të shara nuk e konkuron njeri atë ustain tend, është sharësi e shpifësi më i madh që ka jetuar ndonjëherë në tokën shqiptare.

Ti je shumë majolik për të bërë atë lloj vendi të jashtëderdhjes kështu që mbahu majolik, bëj debat, thuaj ça të duash, e mos hy në ato histori jo klinika jo prindi jo diagnoza, se je dobët shumë para tij.

Kur të kalosh nga kopja te origjinali, nëse ke brenda një origjinal se s’ta kemi kuptuar atëherë, kushedi edhe mund të bëhesh gati për bashkëqverisje”, deklaroi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari14/10/2021 12:54

Duam apo nuk duam Luli sot Rame ziun e beri mut per pula.

Shto koment

Denonco