VIDEO/ PD kërkon komision hetimor për inceneratorët, Tabaku: Rama dhe Ahmetaj nën hetim

VIDEO/ PD kërkon komision hetimor për inceneratorët, Tabaku: Rama dhe Ahmetaj nën hetim

12:38, 01/10/2021
A+ Aa A-

Partia Demokratike depozitoi  në Kuvend, kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor, lidhur me  çështjen e inceneratorëve të  Tiranës, Elbasanit e Fierit. Nënkryetarja e PD, Jorida  Tabaku, akuzoi  qeverinë se e ka vendosur shtetin, në funksion të një kompanie të  vetme.  

Nga SYRI TV.

Partia Demokratike depozitoi në Kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit  hetimor,  për verifikimin e veprimeve lidhur me  inceneratorët e Tiranës, Elbasanit e Fierit. Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një deklaratë për mediat, akuzoi  qeverinë se ka shkelur ligjet për dhënien e këtij projekti një kompanie, duke e vënë  shtetin në shërbim të një biznesi të vetëm. 

Anëtarë të komisionit  hetimor do të jenë, deputetët Luçiano Boçi,Belind  Këlliçi, Helidon Bushati, Dhurata Çupi, Lefter Gëshenja dhe Edmond Spaho.

Prej muajsh opozita akuzon  qeverinë për një afere korruptive me inceneratorët,  ndërsa çështja i ka kaluar për hetim, Strukturës së  Posaçme  Antikorrupsion. Hetimet kanë avancuar me sekuestrimin e  dokumenteve pranë institucioneve dhe kompanisë ndërsa burime nga SPAK, paralajmërojnë zhvillime, në ditët në vijim. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco