'Teatri'/ Kalaja: Të reagojë SHBA! Budina: Qeveria po pështyn drejtësinë

'Teatri'/ Kalaja: Të reagojë SHBA! Budina: Qeveria po pështyn drejtësinë

11:42, 25/06/2021
A+ Aa A-

Avokatja Adriana Kalaja i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese të përshpejtojë procedurat për marrjen e vendimit për padinë e Ilir Metës për Teatrin Kombëtar.

Kalaja thotë se Qeveria dhe Bashkia nuk e konsiderojnë fare Gjykatën Kushtetuese, pasi në vend të presin vendimin, po vijojnë me procedurat për ndërtimin e Teatrit të Ri.

Ndërkohë ajo ka bërë thirrje të veçantë për ambasadoren amerikane, Yuri Kim për t’u prononcuar e bërë presion për këtë çështje në mënyrë që të respektohet Gjykata Kushtetuese.

Regjisori Edmond Budina e ka cilësuar vendimin e qeverisë që miratoi fondin për ndërtimin e Teatrit Kombëtar si pështymë në fytyrën e drejtësisë dhe një turp të madh.

Sipas tij, ky vendim pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, është dhunë ndaj sistemit të drejtësisë. Budina theksoi se do të vazhdojnë luftën dhe se do ta ndërkombëtarizojnë çështjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t25/06/2021 12:40

Ku je mer lul,pse nuk ndihesh ne krah te AMT,po e shet per se dyti AMT.

Shto koment

Denonco