Dude Balje: Krenare për Kosovën! Komunitetet i kanë të drejtat e garantuara në Kushtetutë

Dude Balje: Krenare për Kosovën! Komunitetet i kanë të drejtat e garantuara në Kushtetutë

21:56, 22/06/2021
A+ Aa A-

Dude Balje, deputete e Kuvendit të Kosovës si përfaqësuese e komunitetit boshnjak ka qënë e ftuar në A Show me moderatorin Adi Krasta në Syri Tv.

Krasta: Legjislatura e tretë e saj në Kuvendin e Kosovës, me origjinë boshnjake, e cila nuk po merret vetëm me politikë por po drejton edhe një program televiziv për futbollin bashkë me Rron Gjinovcin.

Balje: Kam vendosur të marr pjesë në këtë emision për futbollin vetëm për të përkrahur këtë sport. Sepse mendoj se sporti është shumë i rëndësishëm për jetën e gjithsecilit. Kam ndihmën e madhe të Rronin për të realizuar këtë sfidë.

Krasta: Rrezaton shumë pozitivistet dhe njerëzit të duan pasi ke fituar edhe legjislaturën e tretë, është ambienti i Kosovës një ambient i vështirë për ty?

Balje: Në fakt jam në mandatin e katërt. Kosova është një ambient shumë i përshtatshëm jo vetëm për komunitetin boshnjak por për të gjitha komunitetet. Kemi të drejta të garantuara me kushtetutë dhe për këtë jemi koshient se ne rajon në asnjë prej shteteve nuk i ke këto të drejta. Jemi akomoduar shumë mirë. Unë e kam deklaluar se për mua nuk asnjë shtet tjetër përveç se Kosovës. Mendoj se e kemi ndryshuar shtetin shumë në drejtimin pozitiv.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco