Kadilli: Basha legjitim e votoi 80 % e anëtarësisë, por gara ishte e pabarabartë

Kadilli: Basha legjitim e votoi 80 % e anëtarësisë, por gara ishte e pabarabartë

21:51, 17/06/2021
A+ Aa A-

Në Çim Peka Live, një nga kandidatët në garë për kreun e PD, Fatbardhi Kadilli, I cilësoi zgjedhjet si legjitime, por jo të barabarta. Kadilli tha se nuk e ka uruar Bashën për fitoren në këto zgjedhje sepse nuk ishte një garë e barabartë.

‘Do ta kisha uruar Bashën po të ishte një garë e barabartë. Basha të paktën para katër vitesh ngriu funksionet e veta, këtë herë as nuk i ngriu. Përdori të gjithë administratën e partisë edhe ekipet e Piarit që vinin nga jashtë, si edhe të gjithë logjistikën. Që në fillim e morav vesh. Legjitim është patjeër. Përderisa e voton 80 përqind e atyre që morën pjesë në garë. Nëse do ishte në kushte të barabarta do e kisha uruar. Ditën e fundit shpëndanin sms që hajdeni votoni kryetarin. Uën nuk ankohem për parregullsi, por pabarazia është pabarazi.’

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco