Lajmi i fundit

LIVE/ Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencë për mediat në hotel Rogner

Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja

Bardhi: Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja

14:26, 15/06/2021
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas të dhënave të Prokurorisë, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është i dënuar me burg.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Sot kemi një lajm të mirë!

Një tjetër burgaxhi i Edi Ramës do të largohet nga qeverisja. Megjithëse me 1 vit e gjysëm vonesë, u provua vërtetësia e qëndrimit të Partisë Demokratike se Kryebashkiaku ilegjitim i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është i dënuar me burg në Greqi dhe se ai e ka fshehur këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Qerim Ismailaj është produkt politik i Edi Ramës, njësoj si mbi 20 kriminelë të tjerë që ai i futi në parlament, i emëroi në bashki dhe vazhdon me ta bashkëqeverisjen për të vjedhur pasuritë e shqiptarëve dhe bashkë me to, edhe votën e tyre.  

Megjithatë, përballë të vërtetës, Edi Rama është i pafuqishëm për të mbrojtur kriminelët që e sollën në pushtet. Herët apo vonë, edhe ai vetë do të përballet me drejtësinë! E vërteta vonon, por nuk harron!

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco