Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

'Rama urdhëroi lirimin e kushëririt të tij përdhunues, Gjergj Koleka'

'Rama urdhëroi lirimin e kushëririt të tij përdhunues, Gjergj Koleka'

14:27, 19/04/2021
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot me emër, lirimin nga burgu të një përdhunuesi me ndërhyrjen e vetë Kryeministrit Edi Rama, për arsyen se i arrestuari është kushëri i Ramës dhe vëllai i të arrestuarit, këshilltar i Ramës.

Lirimi nga burgu i përdhunuesit Gjergji Koleka është bërë duke shantazhuar emra të njohur të drejtësisë.

Berisha shkruan: “Para pak ditësh në rrjetin tonë denoncuam aktin kriminal të kushëririt të Edi Ramës, Gjergji Koleka, i cili keqtrajtoi shtazërisht dhe tentoi ta përdhunonte një vajzë në vendin e punës së saj në qendër të Tiranës. Narkopolicia e mbajti sekret ngjarjen dhe vetëm pas denoncimit në këtë rrjet e ndaluan atë.

Pas kësaj fillimisht Olsi dhe pastaj Edi Rama urdhërojnë gjykatësin Micka për lirimin e tij. I bëj thirrje Avokatit të Popullit të hetojë dhe denoncojë publikisht këtë akt të shëmtuar kriminal të Gjergji Kolekës dhe mbrojtjen e tij nga Edi Rama.”

Në vazhdim, Berisha ka sjellë fakte të tjera shtesë lidhur me këtë rast të rëndë abuzimi me njeriun dhe me drejtësinë nga vetë kreu i qeverisë, mesazhin e qytetarit që zbardhi të vërtetën:

Përshëndetje Dr.

Pardje, ditën e premte, më datë 9, gjyqtari Arben Micko, i cili ka pasur djalin, kryetar FRESSH-i me PS, i shkarkuar nga Rama, liron Gjergj Pirro Kolekën.

Gjyqtari telefonohet nga Olsi për ta liruar dhe nuk i bindet, pastaj telefonohet nga vetë shkëlqesia e tij Edvin Rama dhe kërcënohet me Veting: Po nuk e lirove nga burgu kushërin tim Gjergj Pirro Kolekën, sepse dihen kostot politike të Ramës para zgjedhjeve, gjyqtari i kërcënuar dhe i shantazhuar nga Kryeministri liron nga burgu kushëririn e Ramës, i cili kishte rrahur një femër në mënyrë shtazarake, vepër penale për të cilën janë dënuar me burg me qindra qytetarë.

Gjergji, kushëriri i Ramës ka dhe vëllanë e tij Angjelo Koleka këshilltar të Kryeministrit, ndoshta e di, po ta çova ta dish çfarë bën Rama me drejtësinë...

I nderuar Doktor, ju bëj me dije se forca mbi ligjin e kryemallistit e bëri fora dhe kësaj radhe. Përdhunuesi Gjergj Pirro Koleka sapo u lirua nga gjykata në bashkëpunim me prokurorin. Nuk ka forcë që ta ndalojë Kryeministrin në shkeljen e ligjit.

Në këto momente fushate i duhen jashtë këta përdhunues e kriminelë për t’i sistemuar vjedhjen e votës. Kërkoj nga Partia Demokratike t’u bëjë kallëzim gjykatësve e prokurorëve të përfshirë në këtë proces. Ju përshëndes. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco