Priti ambasadorin izraelit, Kryegjyshi Botëror: Ndihma e Izraelit me vaksina, ndalon përhapjen e virusit

Priti ambasadorin izraelit, Kryegjyshi Botëror: Ndihma e Izraelit me vaksina, ndalon përhapjen e virusit

17:35, 01/03/2021
A+ Aa A-

Ditën e sotme, Kryegjyshi Botëror Dede Edmond Brahimaj, Kryetar i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, ambasadorin e Izraelit Noah Gal Gendler.

Kjo ishte vizita e tij të parë në Selinë Botërore të Bektashizmit, ku Kryegjyshi Botëror, pasi e falenderoi, foli për miqësinë e vecantë që populli shqiptar ushqen për Popullin Hebre, farkëtuar gjatë luftës së dytë Botërore, kur shqiptaret i hapen dyert popullit te perndjekur Hebre nga Nazizmi gjerman  dhe i mbrojen ata  dhe me jeten e tyre .

Nga ana e tij Ambasadori i Izraelit në Shqipëri Noah Gal Gendier, duke shprehur mirënjohje për popullin tonë, tha se kjo miqësi do të vazhdojë se të dy popujt tanë që vuajtën prej fashizmit sot inspirojnë në Bashkimin Europian .

Lideri Botëror Dede Edmond Brahimaj e njohu  Ambasadorin Gendiler me situatën e pandemisë, punën që po bëhet nga Shteti Shqiptar për parandalimin e Covid-19, ndihmën që disa vende kanë ofruar me vaksinat.

Duke u gjendur në këtë situatë delikate e me një sasi të vogël vaksinash, Kryegjyshi tha se ndihma e disa vendeve  dhe në veçanti e Shtetit mik të Izraelit mund të kontribuojë në ndalimin e përhapjes së virusit Sars Cov2.

Kryegjyshi Botëror, bashkëbisedoi me ambasadorin izraelit lidhur me  disa projekte me karakter Ekonomik, kulturor e social që janë të realizueshme dhe me asetet e kryegjyshatës botërore bektashiane që ndihmojnë më tej për zhvillimin ekonomik kulturor të dy vendeve, besimeve të përbashkëta.

Së shpejti Vizita dhe takimi i Kryegjyshit Boteror në Izrael me Rabinin do të forcojë më shumë lidhjet e miqësisë midis dy popujve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco