‘Ndragheta’ në kullat e Veliaj/ Kush është Niku i Lalit në përgjimet e Antimafias italiane

‘Ndragheta’ në kullat e Veliaj/ Kush është Niku i Lalit në përgjimet e Antimafias italiane

22:23, 22/01/2021
A+ Aa A-

Sot u botuan disa përgjime të Antimafias Italiane nga Oraneës, të cilat hedhin dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj.

Në këto përgjime përmendet një emër shqiptar, Niku, si personi i cili ka aksesin e duhur për të garantuar leje pranë Bashkisë Tiranë, nëpërmjet një pagese nën dorë.

Burime pranë PS-së për MCN TV deklarojnë se "Niku" është shtetasi Besnik Halili, biznesmen në disa sektorë, kryesisht në sektorin e furnizimit me oksigjen të rrjeteve spitalore.

Besnik Halili zotëron 100% të kuotave të shoqërisë NCI sh.p.k. si dhe përfaqësues i shoqërisë GTS-Gazra Teknike Shqiptare sh.p.k. ku aksioner i vetëm është shoqëria italiane Sol s.p.a., e cila përmendet dhe në përgjimet e rrjedhura sot në media.

Besnik Halili njihet në qarqet e politikes shqiptare dhe si i shoqi i Luneda Sufalit, ish drejtoreshë e AMLF në periudhën e sulmit të "fundit të marrëzisë" 2013-2015, sot drejtoreshë e Shërbimit Social Shtetëror, me rol aktiv dhe në përpjekjet e qeverisë për të luftuar pandeminë Covid-19.

Besnik Halili ka dhe një profil në Linkedin ku deklaron se zotëron shoqërinë Global Technology Services LLC me seli në Dubai.../MCN Tv

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kadri hasbiu23/01/2021 10:23

po qe komunist pa diskutim qe je mafjoz

Altjer Xhaferi23/01/2021 08:31

Une mendoj se eshte Nikolin Jaka dhe askush tjeter .

Zigur Qarri22/01/2021 23:19

SCHWEIZ besnik.halili@hp-ing.ch M +41 79 234 54 54 Thurgauerstrasse 117 8152 Opfikon | Zürich LIECHTENSTEIN besnik.halili@ipb.li M +41 79 234 54 54 T +423 388 08 48 Kanalstrasse 7 9496 Balzers | FL

Shto koment

Denonco