Vaksina/ Rama sulmon BE: Kam një tekst për marrëveshje

Vaksina/ Rama sulmon BE: Kam një tekst për marrëveshje

16:35, 30/12/2020
A+ Aa A-

Edi Rama ka sulmuar sërish BE-në për diferencimin sipas tij, që i ka bërë Ballkanit për të siguruar vaksinat anti-Covid nga Pfizer.

Në një reagim në Tëitter, Rama shprehet se ka një marrëveshje paraprake me kompaninë Pfizer për të nisur vaksinimin në janar.

Edi Rama në Twitter:

Në kushtet skajshmërisht të vështira si pasojë e kërkesës globale marramendëse dhe sasisë ende tejet të vogël të prodhimit, kemi dakordësuar në parim pas kontaktesh intensive nga të katër anët, tekstin e marrëveshjes me Pfizer për të nisur vaksinimin në janar!

I papranueshëm moralisht, politikisht, logjikisht diferencimi që BE-ja i bëri Ballkanit po ia dolëm sidoqoftë me diplomaci e me këmbëngulje të mos mbetemi mbrapa askujt.

Dhe nuk do të ndalemi deri në sigurimin e dozës së fundit. Fjalët mbrapsht atyre që vazhduan me sharje e akuza!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t30/12/2020 17:01

Ti ke nje m..qe te hash,merru me spitalet o qelbesine, jo me vaksinat

Shto koment

Denonco