Rama paralajmëron prokurorinë: Akuzat e opozitës janë lemeri, por ju e dini vetë ...

Rama paralajmëron prokurorinë: Akuzat e opozitës janë lemeri, por ju e dini vetë ...

18:49, 21/11/2020
A+ Aa A-

Edi Rama, ka reaguar nëpërmjet një video-mesazhi, drejtuar qytetarëve shqiptarë, lidhur me akuzat e opozitës, se qeveria ka fshehur numrin real të viktimave të Covid-19.

Pasi deklaroi se ka një aleancë të opozitës dhe Presidencës me Covidin, kundër tij dhe qeverisë, ai i dërgoi edhe një mesazh indirekt prokurorisë.

Pasi deklaroi dhe vendosi vetë, se akuzat janë ‘lemeri politike’ dhe ‘marrëzi kriminale’, Rama deklaroi se prokuroria e di vetë punën e saj dhe nuk do të pengohet, a thua se kryeministri po i bën një nder prokurorisë që ka vendosur të mos pengojë hetimet.

‘Prokuroria e di vetë detyrën e saj. Nëse do ta shohë të arsyeshme, të përfshihet në këtë lemeri politike, për të zbardhur një marrëzi kriminale të kësaj madhësie, askush nuk mund dhe nuk do ta pengojë’, tha Rama.

Në fakt, nuk është aspak e kuptueshme, se përse kryeministri duhet të flasë për punën e drejtësisë, që supozohet të jetë e pavarur dhe t’i japë direktiva, apo konkluzione prokurorisë, lidhur me akuzat e opozitës.

Rama ka të drejtën, por edhe detyrimin të bëjë shpjegime politike dhe me fakte për shqiptarët, por nuk është aspak puna e tij t’i shpjegojë prokurorisë me video mesazh, se sa ‘lemeri politike’ janë akuzat e opozitës.

Në video mesazhin e tij, Rama i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se nuk ka mundësi teorike për manipulimin e vdekjeve dhe duke i quajtur fotografitë nga morgu i Tiranës, një inskenim edhe pse vetë drejtori i Institutit të Mjekësisë ligjore, deklaroi se të vdekurit vendosen në dyshime, kur nuk ka kapacitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Skrapari21/11/2020 20:53

Ti pusht meriton plumbin ballit.

t21/11/2020 19:10

Nuk jane lemeri akuzat e opozites mër flliqsine,por je bere ti lemeri e ketij vendi

Shto koment

Denonco