Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Spahia: Rama e Manastirliu ende me dokrra, kapacitetet spitalore janë ezauruar!

Spahia: Rama e Manastirliu ende me dokrra, kapacitetet spitalore janë ezauruar!

10:05, 25/10/2020
A+ Aa A-

“Për të luftuar COVID-19 duhet personel i trajnuar e jo numra të improvizuar!” shprehet Bardh Spahia, ish-deputeti demokrat tek thekson se situata e infektimit në vend është alarmante. 

Në një vlerësim të fundit të situatës, Spahia gjykon se “për të ngritur një repart të terapisë intensive Covid-19, jo spital siç premton në ajër Kryeministri-piktor, nuk mjafton një krevat e respirator, por mbi të gjitha duhet personel i trajnuar mirë madje, mjekësor e infermieristik. Dhe me trajnimin e tyre nuk mund të improvizohet, sepse bëhet fjalë për të shërbyer në reparte dhe situata tepër të vështira, bëhet fjalë për jetë njerëzore.

Ky është një shqetësim që e kemi përcjellë në vazhdimësi por autoritetet shqiptare e kanë trajtuar me të vetmin mekanizëm që njohin: propagandën!

Të papërgjegjshëm e qesharakë, njëlloj si etërit e tyre në diktaturë që e propagandonin Shqipërinë shkëmb-graniti kur njerëzit merrnin ushqim me tollon, Kryeministri dhe Ministrja e Shëndetësisë ende artikulojnë dokrra të tipit se kanë kapacitete por ende nuk ka nevojë për to, edhe pse çdo ditë afro 25-30% e të testuarëve, sipas shifrave që vetë përcjellin, dalin të infektuar!

Rritja e kapaciteteve do të thotë më shumë mundësi që shumë nga pacientët që lihen në shtëpi edhe kur paraqesin shenja të rëndësishme të mund të trajtohen më shpejt në kushte spitalore duke e përmirësuar shumë prognozën.

A e keni pyetur ndonjëherë veten përse e kemi afro 100% vdekshmërinë e pacientëve COVID+ të intubuar, ndërkohë që Italia në pikun maksimal e me pacientë me moshë mesatare shumë më të lartë arrinte në 50%...?!

Pra situata është alarmante! Mjaft me video propagande! Merrni masat të rrisni kapacitetet se indiferenca do të ketë kosto të pakthyeshme!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco