Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Greva e urisë, naftëtarët letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës, OSCE dhe ambasadave

Greva e urisë, naftëtarët letër Organizatës Ndërkombëtare të Punës, OSCE dhe ambasadave

16:57, 21/10/2020
A+ Aa A-

Pas hyrjes në grevë urie prej më shumë se tre javë, Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar i është drejtuar nëpërmjet një letre Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesve diplomatikë në Shqipëri.

Sindikata e Naftëtarëve të Bashkuar vë në dukje kushtet e vështira me të cilat përballen naftëtarët dhe mbarë komuniteti i Ballshit, pagat e prapambetura dhe pezullimin e punës prej më se një viti.

Gjithashtu ‘SNB’ bën thirrje për vënien në zbatim të vendimit të gjykatës që u rikthen pagat punëtorëve dhe kërkon mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare në ushtrimin e presionit qeverisë shqiptare për gjetjen e zgjidhjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco