Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Bylykbashi: Rama e di që ODIHR i del kundër, prandaj nuk pranon mendimin e tyre

Bylykbashi: Rama e di që ODIHR i del kundër, prandaj nuk pranon mendimin e tyre

14:04, 01/10/2020
A+ Aa A-

Përfaqësuesi i PD-së në mbledhjen e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi tha se PS-ja kërkon me çdo kusht të mashtrojë shqiptarët, për hapjen e listave.

Sipas Bylykbashkit PS-ja ka bllokuar punën e Këshillit Politik.

‘Gjiknuri ngulte këmbë që të mbante të pandryshuar qëndrimin e tij që të ndryshojë rregullat ndërkohë që loja ka filluar, ne kërkuar me insistim që t'i drejtohemi ODIHR.

PS sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja e ODIHR.

Nëse PS nuk ndryshon qëndrim, bllokon punën e Këshillit Politik dhe Reformën Zgjedhore.

Kërkuan tekst i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente që ruajnë koalicionet siç janë, listat e hapura dhe t'i marrim dy versionet dhe ia çojmë ODIR, Gjiknuri nuk e do se e di përgjigjen’, tha Bylykbashi.

Deklarata e plotë e Oerd Bylykbashit pas mbledhjes së Këshillit Politik

Siç deklaruam në fillim të mbledhjes së sotme, opozita nguli këmbë në mbledhje që e vetmja pikë e axhendës të jetë nënshkrimi i përbashkët në këtë Këshill kërkesës drejtuar ODIHR në lidhje me zbatimin e standardeve ndërkombëtare për ndryshimin e rregullave themelore të sistemit zgjedhor.

Partia Socialiste, z. Gjiknuri refuzoi në mënyrë të vazhdueshme ngulte këmbë që të mbajë të pandryshuar qëndrimin e tij të palogjikshëm që të ndryshojë rregullat, ndërkohë që loja ka filluar.

Opozita kërkon me insistim, kërkoi edhe sot me insistim dhe përsëri u përball me refuzimin e Partisë Socialiste. Pra, opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR si arbitër i rënë dakord në marrëveshjen e 14 janarit.

PS përsëri sot nënvizoi frikën e saj nga përgjigja që do të vijë nga ai që të gjithë kemi pranuar që të jetë arbitër jo vetëm i këtij procesi reforme, por edhe i zgjedhjeve në Shqipëri. Ne vazhdojmë të qëndrojmë në këtë pozicion.

Nëse PS nuk ndryshon qëndrim bllokon funksionimin e Këshillit Politik e për rrjedhojë bllokon edhe Reformën Konsensuale Zgjedhore që është kërkesë e BE-së si një nga 15 kushtet për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Pyetje: Z. Bylykbashi, z.Gjiknuri tha se do të ishte dakord t’i drejtoheshit ODIHR-it por me  një  produkt konkret, p.sh me propozimin e socialistëve. Pse nuk bini dakord?

Bylykbashi: Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht  amendamente të cilat garantojnë koalicionin siç është sot në Kodin Zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën e ndryshuar më 30 korrik dhe listën e hapur 100%. Të marrë versionin tonë, versionin e vet, t’ia çojmë ODIHR-it së bashku dhe e mbyllim këtë çështje, vazhdojmë diskutimet me çështje të tjera. Pikërisht këtë nuk do z.Gjiknuri, sepse e di që përgjigja që do të vijë  është që: Ajo që po bëni po prek standardet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco