Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Situata në arsim shqetësuese’/ Malaj: Qeveria bën më shumë ‘make up’, mësimi me 4 turne problem i madh

‘Situata në arsim shqetësuese’/ Malaj: Qeveria bën më shumë ‘make up’, mësimi me 4 turne problem i madh

19:46, 27/09/2020
A+ Aa A-

Ish-deputetja e LSI-së Nora Malaj, deklaroi se situata në arsim në kohë të pandemisë, paraqitet shumë problematike.

E ftuar në studio e “News 24”, Malaj u shpreh se duhet të mos bëjmë sikur luajmë shkollash, por qeveria duhet të marrë masa konkrete për të zgjidhur situatën.

“Kam qenë e dyzuar nëse duhet të hapeshin shkollat apo jo. Shkollat sot reflektojnë problematikë të madhe. Shyumë mësues janë testuar me koronavirus, që do të thotë se kur timonieri i klasës nuk është në gjendje të mirë, ka një problem në këtë situatë. Kudo në Europë dhe botë janë me sy e veshë se çfarë do të ndodhë, për të gjetur mundësitë se çfarë mund të bëhet. Zonja Kushi e ka marrë detyrën në kushte të vështira. Duket se fillimi i shkollës është që “hajde të luajmë shkollash”. Për koronavirusit duhet të shpresojmë se do të bëhet më mirë. Të mos harrojmë se edhe klima tashmë është problem. Shkollat duhet të jenë brenda standardit të higjenës. Në Shqipëri ka shkolla ku situata është shumë e rënduar.  Duhet të rritet numri i punonjësve sociale në shkolla”, tha Malaj.

Ish deputetja theksoi se qeveria duket se bën më shumë ‘make up’ të situatës, ndërsa nuk ka transparente për gjendjen në arsim. Ajo shtoi se edhe mësimi me 4 turne është një problem i shtuar.

“Duhet bërë testi i mësuesve. Mos harrojmë se kemi mësues që sapo kanë nisur punën, kemi mësues që janë të moshave të tjera që mund të kenë sëmundje shoqëruese. Qeveria bën make up-in e situatës. Çdo gjë duhet bërë tani e jo në të ardhmen. Nuk kemi buxhet të dedikuar apo strategji kombëtare të dedikuar. Duhen ndihmuar ata fëmijë që kanë braktisur shkollën dhe gjenden në rrugë. Shkollat janë kthyer në sisteme me 4 turne, nuk dallon dot ku është dita dhe ku nata. Tani shkojmë drejt dimrit dhe në zona të thella shtohet problematika. Ka pikëpyetje edhe për mësuesit, për atë si zgjidhen dhe si trajtohen. Duhet të ketë transparencë për situatën”, ka përfunduar Malaj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco