Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Plas debati në Çim Peka LIVE/ Milo rrëfehet: Kur më quanin pro-grek

Plas debati në Çim Peka LIVE/ Milo rrëfehet: Kur më quanin pro-grek

21:38, 21/09/2020
A+ Aa A-

Një debat i fortë shpërtheu në studion e Çim Peka LIVE kur analisti Mentor Nazarko deklaroi se qeverisja e demokratëve ishte më afër Greqisë dhe më larg Turqisë.

Kjo u kundërshtua sidomos nga ish-ministri demokrat, Aldo Bumçi.

Ndërkohë moderatori Çim Peka tha se Berishën e kanë akuzuar për qëndrime kundër Greqisë. Ai ndërhyri duke sjellë në debat akuzat që i bëheshin Paskal Milos si ish-ministër i Jashtëm. Ky i fundit bëri një rrëfim, duke thënë se e akuzonin si pro-grek.

“Unë jam nga Himara. Kur unë hyra në politikë dhe u bëra ministër i Jashtëm, kam përballuar një volum shumë të madh akuzash. Të qenurit nga Palasa nuk më bën as grek, as turk, as nacionalitet tjetër. Më bën ky që jam, jam rritur dhe jam shkolluar dhe jam bërë qytetar shqiptar i nderuar i këtij vendi.

Politika në Shqipëri është e tillë që kur nuk ka argumente, përdor akuza,” tha ai.

“Në një moment vjen në zyrën time një delegacion i senatit italian, ku ishin dy personalitete të medias italiane, që ishin bërë senatorë. Ishte edhe ambasadori italian, Spatafora. Pasi folëm dhe shkëmbyen mendime, Spatafora u thotë që zoti Milo akuzohet këtu në Shqipëri për pro-grek. Unë, u tha atyre, e kam ndjekur politikën e tij dhe habitem si e etiketojnë kështu. 'Zoti Milo është një mik i Italisë',” tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

kokepalari22/09/2020 08:29

juve politiqente jeni miq te Italise, te Greqise, te Serbise etj Vetem te Shqiperise nuk jeni!!

Daj Jaku21/09/2020 23:39

Qytetat o nderuar i Shqipërisë, Tëpasmetekalit. Një gënjeshtar i pacipë që shtrembëron historinë duke i thurur lavdi kriminelëve dhe vrasësve, shok i enverit.

Shto koment

Denonco