Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Skandali me komisionerët/ Berisha: Përgënjeshtrohet SPAK i partisë

Skandali me komisionerët/ Berisha: Përgënjeshtrohet SPAK i partisë

20:28, 02/08/2020
A+ Aa A-

Pas skandalit me arrestimin e komisionerëve të vdekur, ekspertët thonë se është vënë në dyshim më së paku integriteti profesional i prokurorëve të SPAK.

Vetë drejtuesi i SPAK tha se të ndjerët nuk ishin çregjistruar nga gjendja civile. Por ish-kryeministri Sali Berisha publikoi certifikatën e vdekjes që rrëzon këtë pretendim.

MESAZHI I BERISHES

Përgënjështrohet SPAK-u i Partisë!

Miq, në një rast të ngjashëm si në romanin ‘Shpirtra të Vdekur’ e Gogolit, SPAK-u i partisë për të zbardhur dosjen e famshme të vjedhjes së votave 339, lëshoi fletë- arresti edhe për komisionerin e ndjerë Kastriot Lala, i cili ishte ndarë nga jeta dy vite me parë.

Pas këtij skandali, SPAK-u i partisë mashtroi qytetarët duke deklaruar se i ndjeri nuk ishte çregjistruar nga regjistri i gjendjes civile. E kundërta ishte e vërtetë.

Këtu në foto keni certifikatën e çregjistrimit të të ndjerit Kastriot Lala që në vitin 2018.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Noni03/08/2020 10:10

Z.Berisha ! Vetem me shkrime e denoncime nga ana e opozites , eshte fryre populli , duke menduar , se do shume mend e kalem , per te konkluduar , per gjendjen katastrofe , ne te cilen demonat ne pushtet e kane cuar kete vend e kete popull .Te tjera pret populli nga ju per te shpetuar nga kjo Elit banditesh kriminel , qe s' kane meshire as per prinderit e femijet e tyre . Organizoni popullin ne revolten e tij per ti shporrur keta hajdut injorante , qe Kane uzurpuar e mbajne peng Shqiperine .Cfare prisni akoma te ndodhe me SHqiperin , ti dale flaka e te rrafshohet , mbasi vende vende , atje ku atyre ju intereson , edhe flaken e kane vene. ..Shpresa e shqiptareve akoma mbahet gialle nga ju Z. Berisha , se mund te ndryshoni gjerat ne kete vend sa akoma nuk eshte vone .

Shto koment

Denonco