Biserko për SYRI TV: Si u përfshi Rama në projektin për ndarjen e Kosovës

Biserko për SYRI TV: Si u përfshi Rama në projektin për ndarjen e Kosovës

21:14, 08/07/2020
A+ Aa A-

Sonja Biserko, drejtuese e Komitetit të Helsinkit në Serbi, në një intervistë ekskluzive për SYRI TV, foli për projektin e ndarjes së Kosovës. Ajo tha se bisedimet për ndarjen e Kosovës kanë nisur që në vitin 2016 dhe pjesë e tyre ka qenë edhe kryeministri Edi Rama dhe djali i filantropit kontrovers, George Soros.

Biserko tha se ka bisedime të fshehta mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiç për këtë çështje.

“Rama ka qenë pjesë e bisedimeve. Edhe djali i George Soros ka qenë në dijeni. Ka pasur po ashtu një lobim ndërkombëtar. Ndarja është një opsion që shumë njerëz në Beograd e mbështesin. Por Kosova dhe Serbia nënvlerësuan rolin e Gjermanisë,” tha Biserko.

Biserko tha se personi i parë që e mori këtë iniciativë ishte Vuçiç. Ajo tha se shumë njerëz në Beograd e përkrahin idenë e ndarjes. Sipas tij, Beogradi gjithmonë ka favorizuar diskutimet me Tiranën dhe ka kërkuar një partner në Shqipëri.

“Kjo ishte një lëvizje shumë e rrezikshme për rajonin. Me këtë ndarje, i gjithë rajoni do të shpërthente. Kjo vlen jo vetëm për rajonin,” tha Biserko.

I pyetur nga moderatori Bledian Koka se si u përfshi Edi Rama në këto bisedime, Biserko tha: “Besoj se ka pasur bisedime mes Ramës dhe Vuçiç. Rama ka pasur lidhje të ngushta me Soros dhe më pas Soros u përfshi në këto bisedime. Ai ka pasur rol dhe e kam dëgjuar edhe nga politikanë shqiptarë, që ishin në një panel ku isha edhe unë pjesëmarrëse. Por ai është tërhequr nga kjo iniciativë, pasi ajo dështoi. Por në një pikë ajo ka qenë shumë reale. Për fat të mirë, BE dhe Gjermania e ndaloi këtë përpjekje,” tha ajo

Po çfarë përfiton Rama duke u përfshirë në këtë projekt?

“Duhet ta pyesni atë. Mbase dëshira e tij ishte të bëhej udhëheqësi i shqiptarëve i gjithë rajonit. Edhe vetë isha shumë e surprizuar dhe e zhgënjyer. Ata kërkonin partnerë në Tiranë dhe nuk po gjenin, ishte hera e parë që e gjetën. Shpresoj që kjo të jetë hera e fundit e një përpjekje për të ndarë Kosovën,” tha Biserko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Martin 08/07/2020 22:30

Duhet patur kujdes ne formulimin e pyetjeve ne anglisht per zonjen sepse mund ta bejne ate konfuze dhe nuk do merrej pergjigje e duhur (e.g. can you define the role of Mogherini?) Zj. Biserko nuk mund te percaktoje rolin e Mogherinit ne dialogun Kosove -Serbi por ajo mund te jape mendimin e saj se si e ka perceptuar rolin e kesaj te fundit. Zj.Biserko eshte e sakte ne ato qe thote dhe nuk duket te kete tendenca nacionaliste (si shume te tjere). Ne shqiptaret gjithmone 'te keqen' dhe zgjidhjet e problemeve i shohim tek te tjeret dhe jo tek vetja. Sigurisht, roli i 'te medhenjve' dihet por nese nuk luftojme vete ne kohen dhe mjetet e duhura gjithmone nuk do fitojme ate qe meritojme, fatkeqsisht.

Shto koment

Denonco