Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shifrat/ Koduzi me fakte: Shqipëria me numrin më të ulët të testimeve në Rajon

Shifrat/ Koduzi me fakte: Shqipëria me numrin më të ulët të testimeve në Rajon

16:43, 05/07/2020
A+ Aa A-

Nga Gazment Koduzi

Në fillim të epidemisë së covid-19, Qeveria vuri në zbatim masën më të lehtë për atë, dhe më të vështirën për qytetarët, izolimin. Kjo masë u pranua dhe u zbatua nga qytetarët, por nuk u pasua nga qeveria me masa të tjera për kontrollin e situatës.

Kështu, qeveria nuk prokuroi testime dhe tampon, por u mbështet në donacione. Nuk pajisi në kohë personelin mjeksor me masa mbrojtëse personale, dhe nuk përgatiti infrastrukturën shëndetësore për përballimin e nevojave.

Respiratorët dhe masat mbrojtëse personale u prokuruan në kulmin e epidemisë ( në fund të Marsit 2020).

Nisur nga masat ekstreme, konfuze, por edhe të zgjatura në kohë, qeveria shqiptare shpalli fitoren, duke thënë që është qeveria më e suksesshme në botë. Por me hapjen gjatë muajit maj, dolën në pah problemet dhe dobësitë e sistemit tonë shëndetësor.

Qeveria nuk përgatiti sistemin për përballimin e sfidave të hapjes. Sipas analizës së sistemeve shëndetësore, “Indeksi I sigurisë Shëndetësore Globale 2019”, Shqipëria performon shumë dobët në të 6 elementët e vlerësimit, por më dobët është në “praktikat e mbajtjes nën kontroll të infeksionit dhe gatishmëria e pajisjeve”.

Pikërisht, me hapjen dhe kthimin në normalitet të shërbimeve shëndetësore, spitalet dhe sidomos QSUT u kthye në vatër të shpërndarjes së infeksionit.

Mungesa e protokolleve për parandalimin e infeksioneve spitalore, testimin e personelit mjeksor, pacientëve që shtrohen dhe dalin nga spitali, ka bërë që kurba e rasteve aktive në Shqipëri të jetë sikur po hyjmë në kulmin e epidemisë.

Për këtë shpërthim qeveria ja vuri fajin popullit! Nga ana tjetër, qeveria nuk kishte asnjë strategji për mbajtjen nën kontroll të përhapjes së virusit, sidomos përmes trinomit Testim – Ndjekje e rasteve – trajtim. Shqipëria ka kryer numrin më të vogël të testimeve në rajon, vetëm 8549 testime për milion banorë, disa herë më pak se fqinjët e tjerë. Nëse nuk kryhen mjaftueshëm testime, nuk mund të kapësh rastet e infektuara si pasojë nuk kryen dot as ndjekjen e rasteve.

Pikerisht, mungesa e një strategjie të saktë, mungesa e besueshmërisë te shifrat e dhëna nga qeveria, ju hoqi shqiptarëve të drejtën e lëvizjes së lirë në Europë, të fituar me aq mund në v.2010. Qeveria duhet t’u japë llogari shqipatërëve cfarë strategjie ka dhe cilat janë masat që do të marrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të covid-19.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari05/07/2020 17:11

PO TE KISHTE SHQIPERIA VERTETE NJE SHTET LIGJOR, ME DREJTESI TE PAVARUR, SATRAPI I SURRELIT, FAMEKEQI EDVIN KRISTAQ RAMA DHE E GJITHE BANDA E TIJ E QELBESIRAVE NE SHENDETESI, NE FINANCE DHE NE EKONOMI DO TE ISHIN ARRESTUAR, DO TE ISHIN GJYKUAR DHE SOT DO TE ISHIN NE BURG PER KRIM KUNDER NJEREZIMIT, E JO TE VAZHDOJNE TE MASHTROJNE E TE NA SHFAQIN ENDRRA MASHTRUESE 3-D!!!!

Noni05/07/2020 16:53

Me vend shprehja " cdo popull Ka mbi krye ate qeveri qe meriton" , kaq thjesht , shkurt e te behet c' te behet , ne dore te zotit , por Zoti thote te kam dhene edhe tru per te menduar e gjykuar.

Shto koment

Denonco