Basha takon sipërmarrësit e vegjël në Tiranë: RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët

Basha takon sipërmarrësit e vegjël në Tiranë: RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët

18:34, 06/06/2020
A+ Aa A-

Kryetari i PD, Lulzim Basha vijon takimet me bizneset e vogla në Tiranë.

Së fundmi, lideri i opotizës ka qenë pranë sipërmarrësve dhe banorëve të njësisë 9 në kryeqytet.

Sipas Bashës, bilanci ekonomik në vend është tronditës me 60 biznese që mbyllen çdo ditë, ndërsa njerëzit po humbasin vendin e punës.

"RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët. Edi Rama përdori lekët e shqiptarëve për të paguar oligarkët dhe jo për të ndihmuar familjet shqiptare, që sot jo vetëm në Tiranë po në çdo cep të Shqipërisë i kanë tryezat bosh dhe shpresën të copëtuar nga lënia pas dore", shprehet ndër të tjera kryedemokrati.

Postimi i plotë i Bashës:

Sot bisedova me sipërmarrës të vegjël, dhe banorë të njësisë 9 në kryeqytet.

Kriza ekonomike po thellohet çdo ditë. Fuqia blerëse ka rënë, faturat e dritave dhe të ujit janë dyfishuar gjatë muajve të pandemisë dhe bizneset nuk kanë asnjë mundësi të paguajnë qiratë apo punonjësit. Pronarët përplasen me qiramarrësit sepse nuk kanë marrë qiratë me të cilat jetojnë dhe asnjë dëmshpërblim nga qeveria edhe pse iu premtua.

Mijëra sipërmarrje dhe të vetëpunësuar janë në prag falimenti. Bilanci është tronditës. 60 biznese mbyllen në ditë. Njerëzit po humbasin vendet e punës ndërsa qeveria nuk ka asnjë plan për ta. Shumë familjeve po u sosen mundësitë për mbijetesë.

RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët. Edi Rama përdori lekët e shqiptarëve për të paguar oligarkët dhe jo për të ndihmuar familjet shqiptare, që sot jo vetëm në Tiranë po në çdo cep të Shqipërisë i kanë tryezat bosh dhe shpresën të copëtuar nga lënia pas dore.

Kjo situatë mund të ndryshojë vetëm duke kthyer vëmendjen tek qytetarët, duke i'u kthyer paratë e vjedhura e të grabitura nga kjo qeveri gjatë viteve dhe në veçanti gjatë muajve të fundit të pandemisë. Duke i kthyer qytetarëve një qeverisje normale, duke ulur taksat, duke thithur investime të huaja, duke hapur ekonominë dhe duke bërë të mundur që të mirat materiale të këtij vendi t'i gëzojnë shqiptarët dhe jo vetëm një grusht oligarkësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco