Vasili: Asnjë kusht të ri nga opozita, nuk bëjmë lëshime

Vasili: Asnjë kusht të ri nga opozita, nuk bëjmë lëshime

12:20, 01/06/2020
A+ Aa A-

Petrit Vasili, një nga anëtarët e Këshillit Politik, tha se nuk ka asnjë kusht të ri nga opozita sa i përket Reformës Zgjedhore.

Ai shtoi se opozita nuk do bëjë asnjë lëshim për të lejuar grabitjen e votave.

“Zero kushte të reja nga opozita e bashkuar për reformën zgjedhore.

Kushte të reja bllokuese të konsensusit nga hajdutët e zgjedhjeve të Dibrës, të zgjedhjeve 2017 dhe votimeve moniste të 2019, për të legjitimuar vjedhjen e votave

Identifikimi biometrik dhe administrimi i zgjedhjeve që garanton votën e lire nga vjedhjet janë aty prej javësh.

Asnjë lëshim nuk do t’i bëhet grabitjes së votave.

Rilindja kërkon të mbushë kutitë, të numërojë vetë dhe të nxjerrë po vetë rezultatin.

Fajtore për shkatërrimin e zgjedhjeve është vetëm rilindja që duhet të heqë dorë menjëherë nga shkatërrimi i reformës zgjedhore,” tha Vasili.

Mazhoranca u tërhoq mbrëmë nga një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, duke kërcënuar se do ta votojë atë e vetme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco