Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Soreca viziton dy projektet e financuara nga BE, në Lushnjë

Soreca viziton dy projektet e financuara nga BE, në Lushnjë

12:02, 27/05/2020
A+ Aa A-

Delegacioni i BE në Tiranë njoftoi për vizitën që ambasadori Luigi Soreca zhvilloi sot në bashkinë e Lushnjës.

"Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, vizituan dy përfitues të Programit IPARD në rrethin e Lushnjës. Falë një kontributi të BE-së prej 190.000 eurosh, Nedrete Arapi do të ndërtojë një magazinë të re për kompaninë e saj që plotëson standardet e BE-së , me qëllim mbledhjen, zgjedhjen, kalibrimin, paketimin dhe tregtimin e frutave dhe perimeve të freskëta për eksport, - thuhet në njoftim. -  Me një kontribut prej 210.000 eurosh të BE-së, një nga fermat më të mëdha në Lushnjë, “Vjen”, do të modernizojë proceset në sistemin e mjeljes së qumështit për 600 lopë, duke përmbushur standardet ndërkombëtare të BE-së.

Ambasadori Soreca tha: “IPARD pati një fillim shumë të suksesshëm në Shqipëri. Që nga fillimi i tij, në dimrin vitit 2018-2019, ka tërhequr interesin e më shumë se 700 fermerëve dhe bizneseve agroushqimore. Janë nënshkruar kontrata financimi prej mbi 16 milion euro kontribute të BE-së me fermerë në të gjithë Shqipërinë dhe shumë të tjera janë në rrugë e sipër.

Programi IPARD ka vënë në dispozicion 71 milionë euro për modernizimin e bujqësisë shqiptare. Këto investime do t’i përgatisin fermerët shqiptarë për të konkurruar më mirë, për të krijuar vende pune për njerëzit që jetojnë në zonat rurale dhe do t’u mundësojnë konsumatorëve të shijojnë ushqim më të sigurt dhe me një cilësi më të mirë”.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    tirana27/05/2020 13:51

    Fondet e projektit IPARD , jane perdorur ne masen me te madhe per te mbeshtetur fermat e medha si ne bujqesi ashtu edhe ne blegtori , duke monopolizuar sidomos exportin e perimeve dhe frutave ne pak duar . Keto jane politika ne favor vetem te biznesit te madh , me qellimin per te nenshtruar e falimentuar fermeret e vegjel . Ambasadori harron se bujqesia shqiptare nuk mbahet vetem nga 700 fermere te medhenj per export , prodhim i cili nuk shkon me teper se 2 - 3 % e prodhimit kombetar te perimeve te vendit .

    Elton27/05/2020 12:24

    Jua ka matur njeri pesticidet dhe hormonet?

    asi27/05/2020 12:23

    PO qendron me ate ku i dhemb dhembi, prane Rames, sepse e diskretitoi keq sms e Metes dhe vleresimi qe Presidenti ka per te. Per inat te Metes ai doli sot krahas Rames, por haron se inati i shqiptareve eshte ne kulm te vlimit kunder ketij zyrtari te blere nga Rama qe po vazhdon deren e hapur te Vllhutinit kunder interesave tona per nje reforme te paanshme ne drejtesi duke ja dhuruar diten me diell, hapur, pa u fshehur, me fjale e verpime te qarta sepse duan te na bejne me dije se ne, zyrtaret e Brukselit jemi me Ramen. Kjo per te ndikuar ne voten e shqiptareve duke e ditur se ata i vleresojne shume te huajt. Por, iken ato kohe zoti Soreka, sot na dukeni si nje nga vartesit e Rames ne Partine Socialiste dhe shume i diskretituar dhe na ndihmuat duke na dhene nje mesim te vlefshem se hallet e shtepise i zgjidh vetem i zoti i shtepise, i huaji, fqinji vetem sa te ngateron dhe perfiton nga hallet e saj. JU sot keni vetem 10% ose me pak besueshmeri te populli shqiptare. Qendrimi juaj afer Rames do ndikoje ne minimumin e votave qe do kete ne zgjedhjet e ardheshme. JU faleminderit per sjelljen tuaj te hapur dhe te qarte por tij dhe kunder nesh. FITORE OPOZITE!

    Shto koment

    Denonco