Pjesa më e madhe e Europës hap plazhet, por Rama thotë jo

Pjesa më e madhe e Europës hap plazhet, por Rama thotë jo

16:08, 25/05/2020
A+ Aa A-

Pjesa më e madhe e vendeve në Europë ka hapur plazhet duke lejuar qytetarët që të shijojnë ujin dhe diellin.

Por Edi Rama thotë që kjo gjë nuk është e vërtetë. E tha mbrëmë në një fjalim në ERTV-në e tij, duke deklaruar se Greqia dhe Italia do ti hapin plazhet në korrik.

Por deklaratat e Ramës janë thjeshtë dhe vetëm një gënjeshtër e pastër, pasi jo vetëm shtetet fqinje me ne, por thuajse çdo vend që ka vijë bregdetare i ka hapur plazhet për qytetarët.

Kështu, Portugalia është vendi europian i radhës që ka hequr ndalimin e të bërit plazh edhe pse sezoni turistik nuk ka filluar zyrtarisht. Qytetarët u dyndën plazheve fundjavën që sapo kaloi, por duke respektuar rregullat e distancimit social, pjesë e masave për frenimin e përhapjes së COVID-19ës.

‘Jam e habitur si njerëzit u kthyen kaq shpejt në plazhe, por duket se të gjithë po e respektojnë distancën sociale. Ka më shumë pushues nga sa mendoja por masat po i respektojnë deri më tani’, tha një plazhiste.

Plazheve me popullin ishin edhe presidenti Marselo de Sousa dhe kryeministri Antonio Costa. Pjesa më e madhe e destinacioneve të famshme turistike europiane, plazhin e kanë lejuar.

Javën e kaluar edhe italianët u rikthyen në plazhe pas vendimit të qeverisë për lehtësimin e pengesave për shkak të pandemisë. Këto pamje janë xhiruar në plazhet e siçiliane.

Dy javë më parë ishte Greqia që hapi plazhet.

Në dy javët e para të këtij muaji hapën plazhet edhe Mali i Zi dhe Kroacia. Ky është vendimi i autoriteteve malazeze publikuar më 12 Maj ku përmendet edhe hapja e plazheve mes masave lehtësuese.

Në plazhet e Barcelonës, prej 8 Majit nuk është më i ndaluar plazhi. Ndërsa Franca renditet ndër vendet që ende nuk e lejojnë plazhin, të paktën deri në fillim të qershorit kur qeveria pritet të përcaktojë rregullat e reja kundër Covid-19.

Në gjithë plazhet e hapura deri më tani, pushuesit janë të detyruar të qëndrojnë me çadra, 2–3 metra larg njëri–tjetrit, në disa raste të mbajnë maska gjatë qëndrimit në rënë.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco