Meta: Vendimi për Teatrin, veprimtari e mirëstrukturuar kriminale

Meta: Vendimi për Teatrin, veprimtari e mirëstrukturuar kriminale

12:20, 15/05/2020
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ishte sot në qytetin e Kavajës ku ka zhvilluar një takim në Myftininë e këtij qyteti. Pasi ka dalë nga takimi, presidenti ka folur sërish për çështjen e Teatrit Kombëtar. Sipas Metës, vendimi për Teatrin është veprimtari kriminale nga Bashkia e Tiranës.

‘Teatrin e mbron kushtetuta. Faktet e bëra publike në 24 orët e fundit flasin për një veprimtari të papranueshme kriminale që do ishte e paamnistueshme në çdo kohë. Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me veprimtari kriminale’, tha ndër të tjera, presidenti Ilir Meta.

Pjesë nga fjala e presidentit Ilir Meta:

Meta: Ishte një kënaqësi e veçantë për të vizituar Myftininë e Kavajës dhe për vlerat historike e kulturore që mbart; ndërtuar që në vitet 1700. Por edhe që ajo pësoi kazëm në vitin 1967...Ky është edhe një apel për të mbrojtur trashëgiminë historike dhe kulturore të vendit dhe çdo shembje ështe parikuperueshme dhe cenim I trashëgimisë sonë kombëtare.

Z. Meta, do të ketë nëj reagim nga ana juaj

Meta: Tetarin më mirë se kushdo tjetër e mbron Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare ku Shqipëria aderon. Ato prevalojnë mbi çdo akt tjetër. Më duket marrëzi e jashtëzakonshme çdo përpjekje për të prishur Teatrin pa shteruar rrugën kushtetuese dhe të plotë të kësaj çështjeje që ka marrë dimension të qartë kombëtar dhe europian.

Para se të vija u njoha me reagimin e Komisioneres europiane për kulturën që bën thirrje për dialog dhe jo për përplasje për t'u vëmë kazmën.

Kështu, jo se kam diçka të re lidhur me deklarimin që bëra, por ende nuk mund ti besoj disa akte që me sa di janë denoncuar nga Aleanca për Mbrojtje  e Teatrit.

Me duket një papërgjegjësi  përtej çdo ekstremi përtej çdo llogarie sepse nuk kemi të bëjmë thjesht me një shkelje të ligjeve dhe të parimeve të shtetit të së drejtës, përgjegjësi penale të personave që do të përfshiheshin në prishjen e Teatrit, por aktet e fundit bëra publike flasin qarët për një veprimtari të mirëstruktuar kriminale që do të ishte e paamnistueshem në çdo kohë.

Na mjaftojnë kujtimet e kohëve të diktaturës, sjelljet ndaj kishave e xhamive. Në këtë situatë pandemie, në vend që të merremi edhe me menaxhimin më transparent të saj dhe të pasojave ekonomike, nuk mund të bëjmë një marrëzi të tillë t'i vëmë kazmën Teatrit Kombëtar e me të, t'i vënë kazmën njëherë e përgjithmonë përpjekjeve tona me Maqedoninë e Veriut për të ecur drejt negociatave dhe që është edhe provokim për paqen në vend, për shoqërinë tonë. Shpresoj ende që të ketë një reflektim dhe ato akte që kam parë në media të mos jenë të vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Atdhetari15/05/2020 13:05

He me te lumsha, asnje presje komentit tend o shqipe o sot o kurre ,se neser do mbajne femijet tane Spiroleshken mbi kurriz ,hallall

Shqiptari15/05/2020 12:28

PORDHE ME RIGON O LIKE!!! FJALE, FJALE, LLOGJE KAVAJE, DEKLARATA NGA HENA!! PO FLET SIKUR JE KREU I OBSH DHE JO PRESIDENTI I SHQIPERISE!!! APO SI KREU I OKB, QE DUHET TA BEJE NJE DEKLARATE TE TILLE DHE VARI LESHTE PASTAJ. SHQIPERI HESAPI!!! O LIKEEEEEEEEEEEEEE!!!! O PRESIDENT I NARKO-REPUBLIKES SE SURRELIT!!! O PRESIDENT I BANANO-REPUBLIKES SE LESHIT E TE PRESHIT!!!! VETEM KRYENGRITJA ESHTE ZGJIDHJA PER TE SHEPTUAR NGA NARKO-REGJIMI KLEPTOKRATO-FASHIST I BANDES RILINDJA DHE NGA SATRAPI I SURRELIT!!! DIL NE SHESH DHE BEJI THIRRJE POPULLIT PER KRYENGRITJE SA NUK ESHTE VONE! SATRAPI SI SURRELIT QELLIMISHT E ZGJATI PERIUDHEN E FATKEQESISE NATYRORE TE COVID-19 PER T'I MBAJTUR NJEREZIT MBYLLUR SI PULAT NE KOTEC DHE VETE DEL SI GJEL EKRAN ME EKRAN DUKE TMERRUAR NJEREZIT. POR NGA ANA TJETER BASHKE ME QELBIN E TIRONES PO VJEDHIN C'TE MUNDEN!!! KAQ BUDALLENJ, IDIOTE, TE TREMBUR DHE PA DINJITET QENKEMI NE SHQIPTARET? PO NA MARRIN NEPER KEMBE 2 PLEHRA, 2 FAQEZINJ, 2 MASKARENJ, 2 QELBESIRA!! SA QESHARAKE DHE TE GENJESHTRA DUKEN SOT TRIMERITE E SHQIPTAREVE NDER SHEKUJ, NDER VITE KUNDER PUSHTUESVE TE HUAJ, POR SIDOMOS ATO TRIMERITE E VIETEVE 1990, KUR U NGRITEN PER TE RREZUAR REGJIMIN GJAKATAR KOMUNIST DHE BUSTIN E DIKATATORIT HOXHA???!!!! FEMIJET DHE NIPERIT TANE NUK I BESOJNE DOT "TRIMERITE" E SHQIPTAREVE, KUR PRINDERIT DHE GJYSHERIT E TYRE TE TREMBUR, I SHIKOJNE VETEM DUKE SHARE E DUKE QARE TE MBYLLUR BRENDA NE KOTEC!! BRENDA NE KOTECIN RILINDAS "COVID-19" DERI NE 2021!!!!! SI DO T'IU THUASH NESER NIPERVE E MBESAVE O LIKE PRESIDENTI??? - MBROJTA KUSHTETUTEN!!! MBROJTA KUSHTETUTEN SI TRIM NGA SKRAPARI??? CILEN KUSHTETUTE MBROJTE??? ATE COPE LIBER TE KUQ QE MBAN KOT NE DORE DHE E PUTH 2-3 HERE, DHE PASTAJ TA PSHURR EDHE SPIROPALI ME LALI ERIN???!!! NGRIHUNI O POPULL!!! SOT JEMI NE KUSHTET EKONOMIKO-POLITIKE TE SHQIPERISE SE VITIT 1945!!! JEMI NE PRAG TE RIVENDOSJES SE REGJIMIT DIKTATORIAL HOXHISTO-RAMIST, PERPARA SURRATIT TE SHBA DHE BE QE OSE NUK DUAN TA KUPTOJNE OSE AS QE E RRUAJNE FARE E NUK UA NDJEN SE CFARE PO NDODH NE SHQIPERI!!!! O SOT, O KURRE!!!

Shto koment

Denonco