Berisha: Bankat të mbrojnë punonjësit, dezinfektim urgjent të monedhës!

Berisha: Bankat të mbrojnë punonjësit, dezinfektim urgjent të monedhës!

11:44, 18/03/2020
A+ Aa A-

Punonjësja e një banke në Tiranë ka dhënë alarmin për rrezikun që i kanoset asaj dhe kolegëve të saj, si rrjedhim edhe familjeve të tyre, nga paratë në dorë, të padezinfektuara dhe nga sportelet pa xhama mbrojtës, tepër të nevojshme këtë periudhë epidemie, për t’i ndarë nga klientët.

Ankthin dhe shqetësimin e saj e ka bërë publik ish-Kryeministri Sali Berisha, që me anë të një mesazhi ka bërë thirrje për mbrojtjen e punonjësve në të gjitha bankat dhe sidomos, Bankës së Shqipërisë, për dezinfektimin e monedhës, si një burim i rrezikshëm infeksioni.

Berisha shkruan sot: “Punonjësit e bankave bëjnë thirrje për mbrojtje të nevojshme! Lexoni mesazhin e punonjëses dixhitale. Iu bëj thirrje bankave të mbrojnë me rigorozitet punonjësit. I bej thirrje Bankës së Shqipërisë të nisë me urgjencë dezinfektimin e monedhës, pasi ajo është realisht burim i rrezikshëm infeksioni.

Përshëndetje z. Sali Berisha!

Jam një punonjëse në një bankë të nivelit të dytë.

Duke ditur se situata është kritike, duke ditur se koronavirusi transmetohet nëpërmjet pështymës, frymës, kontaktit me duar, puna jonë nuk na ofron asnjë mundësi, as kushtet minimale për t’u mbrojtur nga ky virus.

Unë jam punonjëse e arkës dhe kam 95% të ditës kontakt me cash-in. Përveçse mund të jem personalisht e rrezikuar, rrezikoj edhe anëtarët e tjerë të familjes, ndër të cilët fëmijën dhe vjehrrin tim diabetik.

A mund të merren masa lidhur me këtë çështje, pasi sado mund të përdorim dezinfektantë, maska e doreza, më duket sërish e vështirë shmangia nga mosinfektimi.

Sugjerimi im do të ishte minimumi dhënia e urdhrit nga organet përkatëse për vendosjen e një xhami të përkohshëm në arkë derisa situata të stabilizohet pasi na duhet të punojmë në stres e panik!

Gjithsesi nuk është e drejtë të punojmë për sa kohe kryeministri thote se ka ndaluar çdo gjë. E përsëris edhe njëherë: Cash-i është çerdhe mikrobesh e virusesh! Jemi shumë të rrezikuar.

Ju faleminderit! Anonim ju lutem!

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco