Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur! Paloka: Si po e përdor fatkeqesinë e shqiptareve, për interes të tij

‘Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur! Paloka: Si po e përdor fatkeqesinë e shqiptareve, për interes të tij

13:29, 28/01/2020
A+ Aa A-

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguara në një shenim në faqen e tij në facebook pas vizitës së kreut të qeverisë në Gjermani.

“Prej kohësh Ramën as nuk e ftonin e as nuk e takonte ndonjë personalitet i politikës evropiane. I vetmi me të cilin “puthej” ishte Vuçiç”, shkruan Paloka duke shtuar se ai “po përdor fatkeqësinë e shqiptarëve, termetin e 26 nëntorit, për të rregulluar artificialisht, jo marrdhëniet, por imazhin e tij në këtë aspekt”.

Ja postimi i plotë:

Rama, ky hileqar i vogël dhe i shpifur! Si po e përdor fatkeqësinë qe ju ra shqiptarëve, për interesat e tij.

Prej kohësh Ramën as nuk e ftonin e as nuk e takonte ndonjë personalitet i politikës evropiane. I vetmi me të cilin “puthej” ishte Vuçiç.

Jo vetem kaq, po mos hapja e negociatave është shoqëruar me kushte të rënda për qeverinë e tij, kushte që praktikisht çojnë në largimin e Ramës nga pushteti.
Por prej disa ditësh Rama po zhvillon disa takime bilaterale të cilat sigurisht po lancohen e propagandohen sa munden nga zyrat e tij të propagandës.

Fakti është që si hilacak i vogël, Rama po përdor fatkeqësinë e shqiptarëve, termetin e 26 nëntorit, për të rregulluar artificialisht, jo marrdhëniet, por imazhin e tij në këtë aspekt.
Në emër të dhimbjes së shqiptarëve, Rama ju ka kërkuar e po takon disa nga personalitetet e politikës evropiane dhe kjo është hilja e parë po më e vogla e tij. Sigurisht, ata nuk mund ti kundërshtojnë takimet kryeministrit të një vendi në fatkeqesi që shkon “për të kërkuar ndihmë”...

Çfarë është më e keqja , lidhet me qëndrimet e tij pas takimeve, si në rastin e kancelares Merkel. Megjithëse kancelarja u shpreh qartë në konferencë për qëndrimet e saj, Rama përpiqet me hile prej shpifaraku, të krijojë idenë se ai ka marrë mbështetje për gjithë qëndrimet e tij (mirë që nuk tha se Merkel nuk dinte gjë për kushtet e Bundestagut...)
Flagrant është rasti me sulmin ndaj Haradinajt për të ashtuquajturin “minishengen”.

Po ku është hilja e Ramës?

Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren për këtë çeshtje, sepse atëherë do përgenjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( siç ka ndodhur në fakt në raste të tjera ) por futi në mes hilen... Duke sulmuar Haradinajn menjëherë pas takimit me Merkel, hilacaku përpiqet të krijoje idenë e rreme se kjo çeshtje është diskutuar dhe ai jo vetëm ka marrë mbështetje për planin e Vuçiçit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn... Të njejtën lojë bënte dikur me ndarjen e Kosovës, idenë tjetër të Vuçiçit që propagandohej në shqip nga Rama dhe lakejt e tij e që sot e mohon tërësisht .

Këtij monstre nuk i mjafton që është kthyer në fatkeqësinë më të madhe të shqiptarëve, po vazhdon ti shfrytëzojë dhimbjet e tyre për interesat e tij antishqiptare!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco