Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

'Kryespiuni socialist'/ Çmenduri të ndalosh drogën për zyrtarët, e drejtë themelore

'Kryespiuni socialist'/ Çmenduri të ndalosh drogën për zyrtarët, e drejtë themelore

22:12, 22/01/2020
A+ Aa A-

Më e rëndë dhe më shokuese se pamjet ku shfaqej kryebashkiaku I PS në Bulqizë duke konsumuar drogë, është deklarata që bën ish kreu I Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi.

I në emisionin “Byro Politike” në Abc News, ku po diskutohej pikërisht video-skandali I Lefter Allës, Klosi bëri një deklaratë që të le gojëhapur teksa tha se, është kundër testit të drogës për zyrtarët.

Sipas ish kreut të SHIK, është çmenduri të kërkosh diçka pasi është e drejtë e njeriut të konsumojë drogë.

“Eshtë cmenduri të më thuash mua mos përdor drogë. Dua mo! Edhe ai që përdor drogë mban përgjegjësi për veprimet që bën. Ai do të mbajë përgjegjësinë e vet, do ta heqë Edi Rama po doli video e vërtetë.  Testi për të gjithë, nuk shkon, është absurde. Hyn tek të drejtat dhe liritë e personit ajo“, u shpreh Klosi.

“Në vendet e Europës pinë drogë kryeministrat, mos na tregoni përralla”, vijoi më tej ish-kryespiuni i vendit.

Ditën e sotme, gazetari Artan Hoxha publikoi një video, ku pretendohet se shfaqet kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë në një ambient publik, akuzë kjo e hedhur poshtë nga 'i preferuari' i Ramës për qytetin e Kromit. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz 23/01/2020 18:14

E forta osht se bojn liberalin disa kellira si puna e ketij sigurimsit surratqen Klosi, ca si puna ketij kokboles deri dje predikonin moralin komunist! Ky Fatos qelbesira duhet te jete nga te paret qe te hetohet nga SPAKu per vrasjen e Heroit te Demokracise Azem Hajdarit.

Alfons Malo23/01/2020 14:38

Degjo ketu A ka me koqe kendari se ky qe flet si e ema e zeqos ne maj te thanes.Po mire more karagjos pde behet gjithe kjo lufte per drogen ne shtete e BE se ? Po ndaj jemi ktandisur ne kete gjendje ne si vend ! Na ka drejtuar dhe vazhdojne te na japin "mend" keta injorant .Po ku ka fytyre ky qe flete dokrra? Nuk e kuptoj qe edhe moderatoret ,te me falin qe therrasin keta injorante per "mend" ne emisione.Qenka e drejta e njeriut!?. Jo more Te vdesin femijet nga droga e qenka e drejte e njeriru. HAJDE PYK HAJDE U KA FUTUR EDI RAMA FRIKEN NE PALCE TE GJITHEVE FLUTURON GOMARI THOTE EDI FLUTURON THONI JU

Arberi 23/01/2020 13:59

Po te ishin kap njerezit e PD duke konsumuar droge do fliste ndryshe ky koke katruvja yyyttttttt pis burre njeri i shpifur.

Daj Jaku23/01/2020 00:03

Ky gjithmonë RRK ka qenë, por tash paska rrjedhë fare. Ka marë përsipër avokatinë ndaj E Dramës, duke bërë efektin e kundërt, demaskimin përfundimtar të tij, e dhjeu keq fare. Paska njohur kryeministra që marrin drogë ky langaraq spiuni! Ky ka niohur vetëm kryeministër E Dramën që merr drogë. Ka njohur Fatos Nanon që pallohej me xhin, Berishën që pinte qumësht dhije, ......

Pa emer22/01/2020 22:36

Me gjithe notes demokratike eshte krim te konsumosh droge

Shto koment

Denonco