Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Kreu i ILD/ Deputetja e PS pranon konfliktin e interesit, tërhiqet nga votimi i vëllait

Kreu i ILD/ Deputetja e PS pranon konfliktin e interesit, tërhiqet nga votimi i vëllait

18:36, 20/01/2020
A+ Aa A-

Maxhoranca dhe "opozita e re" votuan Artur Metanin si kreun e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Metani, që më herët ka mbajtur postin e Avokatit të Shtetit, është njëkohësisht edhe vëllai i deputetes së PS, Eglantina Gjermeni.

Për këtë arsye, kjo e fundit ka deklaruar para nisjes së votimit se është në konflikt interesi ndaj dhe ka kërkuar përjashtimin nga e drejta për të zgjehdur.

98 deputetë votuan pro kandidaturës së tij, ndërsa 9 të tjerë thanë Jo.

Lidhur me kandidimin e Metanit, Opozita ka akuzuar më herët kryeministrin Rama se po kap Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Sipas selisë blu, Metani nuk mund të zgjidhet Inspektor i Lartë i drejtësisë pasi në 10 vitet e fundit ka mbajtur post politik ndaj përzgjedhja e tij është anti-kushtetuese.

Ja votimi për të 5 kandiatët:

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco