Rama mungon në ‘Faleminderit Shqipëri’/ Më i mirëpritur në Beograd se në Prishtinë

Rama mungon në ‘Faleminderit Shqipëri’/ Më i mirëpritur në Beograd se në Prishtinë

18:05, 18/01/2020

Ajo katedrale është vendi ku duhet të bashkohen shqiptarët. Quhet katedralja “Shën Nëna Terezë” dhe është ndërtuar me kontributin e katolikëve dhe myslimanëve. Në fakt, të shtunën ishin mbledhur të gjithë aty. Imzot Dodë Gjergji i kishte mbledhur për të përkujtuar 20-vjetorin e eksodit të madh nga Kosova drejt Shqipërisë. Ishte një aktivitet i titulluar: "Faleminderit Shqipëri, një nderim për mijëra shqiptarë që hapën dyert për të mirëpritur vëllezërit e tyre".

Në rreshtin e parë ishin presidentët Ilir Meta dhe Hashim Thaçi si dhe kryeministri Ramush Haradinaj. Mungonte ai, që kohët e fundit është kthyer në personazhin më të urryer jo vetëm në Kosovë: Edi Rama.

Nën atë katedrale u fol shumë dhe pati momente prekëse.

“Mirënjohje dhe falenderim të jashtëzakonshëm për çdo shqiptar, veçanërisht për solidaritetin heroik të popullit të Kukësit, pa harruar të gjitha familjet nga Tropoja në Sarandë, që mirëpritën vëllezërit e motrat e tyre nga Kosova, edhe pse në kushte mjaft të vështira ekonomike dhe sociale, duke përballuar me përkushtim, dashuri dhe sakrifica vetëmohuese, një eksod biblik që ka ndodhur shumë rrallë në historinë e një kombi,” tha presidenti Meta.

“Sot, kujtuam bujarinë dhe mirësinë e bashkëkombësve tanë, që hapën dyert dhe zemrat, për të na dhënë mbështetje, duke na strehuar dhe duke bashkëndjerë me ne, gjithë atë epokë të trishtë të ekzistencës tonë!”, tha Ramush Haradinaj.

I ftuar ishte edhe ministri i Diasporës, Pandeli Majko, që në atë kohë mbante postin që ka sot Edi Rama. Ai mbajti një fjalim që bëri xhiron e rrjetit, duke bërë thirrje për pajtim.

“Ndihemi mirë por ndihemi edhe keq kur na falenderoni sepse ne jemi ”vllau” dhe vllau edhe falenderohet edhe nuk falenderohet. Tani a të mërzit ndonjëherë vllau, edhe të mërzit. Si i thoni ju në Kosovë vllau si shkjau. Duhet ta durojmë njëri-tjetrin dhe të kutjojmë ato ditë të vështira që përcaktuan se kush jemi”, tha Majko.

Se kush është shkjau në këtë histori, kjo dihet. Ajo që harron të thotë Majko është se veprimet e Ramës ndaj Kosovës dhe liderëve të saj nuk janë vetëm një rrufe në qiell të pastër, por një seri aktesh që po shokojnë thuajse çdo ditë shqiptarët.

Pak ditë më parë, mediat në Beograd e festuan si hero Edi Ramën pas padisë ndaj kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, duke na kujtuar se kurrë nuk duhet të thuash kurrë. Askush nuk do e kishte menduar që do vinte dita kur një kryeministër shqiptar do ishte më i mirëpritur në Beograd se në Prishtinë. /SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nuk ka shume rendesi se kush jam!20/01/2020 04:51

Me beri pershtypje shume nje shkrim (koment) ketu nga nje vella shqiptare I diaspores. Majko po mundohet ne komentet e tije boshe te permiresoje imazhin e Rames tradhetarit. Po te ishte me te vertete njeri I ndershem dhe patriote e kish braktisur kohe me pare, qeverine mafjoze te Rames. Edhe ai ashtuquajturi teolog Elvis Naci, del krahe per krahe me Ramen gjasme ne emer te Shqiptarise, vetem per te mbledhur fonde. Po te ishte me te vertete muslimane I sinqerte do ngrinte zerin kunder padrejtesive. Regjimi I Rames ka burgosur shume besimtare muslimane per tu bere qejfin amerikaneve dhe evropianeve. Elvisi nuk done te ja dije per keta. Elvisi nuk don te ja dije per zgjedhjet e Rames. Ai e ka frike Ramen se ja merr fondet dhe ja mbyll zyren, dhe ndoshta e fute ne burge per shperdorim te fondeve. Populli nuk hane bare.

Rame vucic bergovic cubrollovici 18/01/2020 22:08

Ramovic, edver peder hoxha ( pandeli majko-vic kolera qe eshte nje cimili me thinja) e shume te tjere qe do vdesin nga veremi pasi shqiptaret do bashkohen Edhe pse krimbat jane kunder. Lutim Zotin e gjithesise qe djersa, mundi, gjaku Edhe parate e mbledhura kohet e fundit te mos shkojne per serbet, qe me keto para te blejne arme kunder kosoves. O Z Cim Peka, ky majkovici eshte nje skuth, nje cilimi, nje idiot, nje I pa afte qe hiqet patriot. Po te ishte patriot nuk duhet te rrinte nje sekond ne partine e pushteve te pushtetit te rilindjes. Pa lere ortakun e Rame Imamin Elvis Noci ( tironc daku) qe del krah per krah armikut Dhe tradhetarit me te Madh te kombit tone. Ky Zoteria mbledh fonde nga trevat e veriut, kosoves, maqedonise dhe diaspores dhe behet pale me Rame peder drogaxhiun. Edver Rame drogaxhiu ja jep leket e mbledhura nga Naci vellaut te tij vucic. Vucic blen arme Dhe masakron kosoven. Masaker si ne drenice, racak etj. Ndersa vucici e mohon bash ne durres. Naci nuk na paska pranuar ca euro te dhena nga Dy qytetare me nen shtetesi serbe-pra mund te jene serb, boshnjake, shqiptare, vlleh apo hungarez Vojvodine-mundet te jene te krishtere, musliman te pa fe etj. Por cfare nuk kuptojme neve te disapores eshte se si ka mundesi qe nje Imam qe ndoshta na ka bere edhe leshime fetare per shqiptarine por kete shqiptarine-vllazerine e goditi me thike pas shpine jo njehere por tre here. Ky Naci qe na eshte hequr me shume patriot se haradinaj, perse nuk the ne programin tend qe nuk duam ndihme, mini shengen apo donacione nga Serbia. Dil vella krah per krah me ramen, vucicin, bergovicin, cubrollovicin, mblidh fonde, jepja viceve se shqiptaret e veriut mund edhe te genjehen por kurrsesi nuk mund ti perdoresh. Ne kuranin famelarte thuhet. Ju planifikoni por Edhe Allahu planifikon Dhe Allahu eshte planifikuesi me I mire.

Shto koment

Denonco