Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vendi mes katastrofës, parlamenti nxiton të votojë koncesione të reja

Vendi mes katastrofës, parlamenti nxiton të votojë koncesione të reja

13:39, 05/12/2019
A+ Aa A-

Gjëja më normale në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe anormale që po kalon vendi, do të ishte një seancë e jashtëzakonshme e parlamentit shqiptarë.

Por edhe pse nuk u mblodh gjatë këtyre 9 ditëve, në seancën e parë të thirrur sot pas tërmetit të madh të 26 Dhjetorit, i cili e ka lënë vendin në një katastrofë totale njerëzore dhe materiale, fokusi i punimeve të sotme janë koncesionet e radhës. Përveç një minute zie për 52 të vdekurit nga ky tërmet, punimet e parlamentit shqiptarë kanë vazhduar rutinë.

Kështu në 18 pika që do të diskutohen dhe votohen ditën e sotme, asnjëra prej tyre nuk i dedikohet pasojave të tërmetit dhe gjendjes së jashtëzakonshme.

Pika e parë e këtij parlamenti, monist dhe anormal, që sillet si në kohë normale ka qenë dhënia e një koncesioni prej 17 milion euro një kompanie offshore, për faturimet online. Pika e tretë; ulja e tatim fitimit nga 15 në 5 për qind, për koncesionarët që sjellin makina të reja. Kurse një votim tjetër që do të bëjnë deputetët sot është ai; për

ligjin i cili detyron 109 mijë bizneseve (Shumica në zonën Tiranë-Durrës) për tu pajisur me kasat e reja, edhe pse vetëm pak kohë më parë e bënë një blerje të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Gramoz05/12/2019 18:43

Fshati digjet, Edveri me parlamutaret krihen!

Afel05/12/2019 13:48

Akoma nuk u ngop ky faqezi delenxhi TURPI I KOMBIT SHQIPTAR...AS TOKA SKA PER TA PRANUAR

Shto koment

Denonco