Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Rastet kur ‘Venecia’ shqetësohej se qeveria do kapë drejtësinë

Rastet kur ‘Venecia’ shqetësohej se qeveria do kapë drejtësinë

19:15, 20/11/2019
A+ Aa A-

Diskutimet nëse reforma në drejtësi po kapet përfundimisht nga mazhoranca u ndezën sërish gjatë këtij muaji, ndërkohë që qeveria vazhdon të deklarojë se interesin për të kapur drejtësinë e kanë të tjerët.

Megjithatë, vetë Komisioni i Venecias e ka shprehur këtë shqetësim që në vitin 2015, kur dha një opinion paraprak për vetingun. Në dokumentin me 30 faqe, në pikën e 97-të, thuhet se ekziston rreziku që drejtësia të kapet nga forca politike që kontrollon pushtetin.

“Domosdoshmëria e procesit të vetingut shpjegohet me një supozim- të përbashkët nga pothuajse çdo bashkëbisedues i takuar me raportuesit në Tiranë- se niveli i korrupsionit në gjyqësorin shqiptar është jashtëzakonisht i lartë dhe situata kërkon masa urgjente dhe radikale. Çështja është nëse ky konsensus i gjerë krijon një bazë të mjaftueshme për t’i nënshtruar të gjithë gjyqtarët në detyrë (përfshirë edhe ata të ndershmit) për rivlerësim, pavarësisht nga rrethanat specifike të secilit gjyqtar. Kjo është një çështje e domosdoshme politike dhe Komisioni i Venecias nuk është në gjendje të shprehet për të. Sidoqoftë, duhet të mbahet mend se një zgjidhje e tillë radikale do të ishte një këshillë e keqe në kushte normale, pasi krijon tensione të mëdha brenda gjyqësorit, destabilizon punën e tij, shton mosbesimin e publikut në gjyqsor, largon vëmendjen e gjyqtarëve nga detyrat e tjera normale, dhe, si çdo masë e jashtëzakonshme, krijon një rrezik të kapjes së gjyqësorit nga forca politike që kontrollon procesin,” thuhet në dokument.

Por frika se të gjitha pushtetet po bien në dorën e qeverisë u bë më e dukshme këtë vit, kur Komisioni i Venecias dha një mendim për çështjen e dekreteve presidenciale për datën e zgjedhjeve vendore.

“Komisioni i Venecias nuk mund të këshillojë për këtë çështje, por do të jetë seanca parlamentare e Kuvendit që do të vendosë nëse shkarkimi i presidentit do të ulë apo rrisë tensionet dhe nëse në fund do i shërbejë apo do e frustrojë qëllimin e kontrollit të ndërsjellë dhe ekuilibrave në një situatë ku parlamenti dhe të gjithë bashkitë dominohen nga një parti. Pra pyetja për Kuvendin mund tëjetë: a do të ishte ndjekja e opsionit të shkarkimit në shërbim të unitetit të popullit?” thuhet në dokument.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco