Basha me fermerët:  Një grup sa kalceto po ju grabit çdo ditë, Shqipëria i vetmi vend që nuk financon bujqësinë

Basha me fermerët: Një grup sa kalceto po ju grabit çdo ditë, Shqipëria i vetmi vend që nuk financon bujqësinë

12:15, 16/11/2019
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet në një takim me fermerët në Devoll në kuadër të takimeve ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’.

Në fillim të takimit, kreu Basha ka kërkuar të mbahet një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Pishtarit të Demokracisë, Artur Kreka

‘Dua tju ftoj të ndërojmë kujtimin e një njeriu të jashtëzakonshëm, të një kampioni të vërtetë, që bëri krenare jo vetëm Korçën ,me fitoret e tij në sportin e mundjes, një kampioni të demokracisë në ditët e saj të para, pishtarit të demokracisë, Artur Krekës, që u nda nga jeta ditën e djeshme.

Njerëz si Arturri përbëjnë frymëzim në çdo kohë, por edhe për brezat e rinj tani. Kur njeriu mbledh kurajon në shpirt dhe lufton për gjërat më themelore që e bëjnë baba, që janë liria, atëherë nuk ka e keqe që tu rri përballë. I tillë ishte Arturi dhe bashkëluftëtarët e tij për demokraci.

Fatkeqesisht edhe pse është viti 2019, dhe po mbushen 30 vite nga hyrja e demokracisë, ky regjim na ka kthyer shumë vite pas, që nga shkelja e ligjit më të dyja këmbët, kapja e institucioneve e me radhë.

Sa një kalcerto janë më thanë në Shkodër.

E gjithë Shqipëria punon sa pë një kalceto njerëzish të korruptuar.

Te gjithë bashkë jemi një forcë e pandalshme për ndryshimin. Sezon pas sezoni që vij pranë jush dhe ndryshimet nuk janë pozitive, janë negative, bujqësia e braktisur. Femeri i është nënshtruar terrorit të shtetit, që e bëjnë punën tuaj të pavlerë në treg.’tha Basha ndër të tjera.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco