Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Pas Elsa Toskës/ Betohet edhe Xhaferllari, Meta: Kjo është vakanca e dytë e Presidentit

Pas Elsa Toskës/ Betohet edhe Xhaferllari, Meta: Kjo është vakanca e dytë e Presidentit

19:54, 14/11/2019
A+ Aa A-

Pas Elsa Toskës, përpara presidentit është betuar edhe Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese. 

"Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari. Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!” Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme," njoftoi Presidenca.

Më herët u betua edhe Elsa Toska.

Ky është plotësimi i vakancës së parë të Kuvendit që zëvendëson ish-gjyqtarin, Vladimir Kristo. Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Toska u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco