Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Rama, bosi i madh i Shqipërisë’/ Ish zv.presidenti i socialistëve europianë: BE i druhet liderëve autokratë

‘Rama, bosi i madh i Shqipërisë’/ Ish zv.presidenti i socialistëve europianë: BE i druhet liderëve autokratë

17:29, 22/10/2019
A+ Aa A-

Jan Marinus Wiersma, drejtues i Institutit për Marrëdhënie Ndërkombëtare “Clingendael”, në Holandë, ish-deputet i Parlamentit Europian dhe ish-zv. Presidenti i grupit të Partive Socialiste Europianë (PSE) shprehet se mes vendeve anëtare të BE ka një hezitim të fortë për të pranuar liderë autoritarë si Edi Rama, Aleksandër Vuçiç apo Milo Gjukanoviç.

Në një intervistë për European Western Balkans Jan Marinus Wiersma ka deklaruar se BE nuk do që të ketë brenda saj, në të ardhmen, liderë të tjerë problematikë siç ka ndodhur më herët me Poloninë dhe Hungarinë.

Duke bërë një krahasim për përfaqësuesit politikë të rajonit, ish-deputeti i Holandës thotë se në rajon, Aleksandër Vuçiç njihet si lider autoritar, po ashtu dhe presidenti i Malit të Zi, ndërsa për Edi Rama shton se është “bosi i madh” në Shqipëri.

Ai shton se duhet një kontroll më i rreptë për këto vende në procesin e integrimit.

“Nëse i hidhni një sy rolit të Presidentit Vuçiç këtu në Serbi, ai është disi autoritar edhe Gjukanoviç në Mal të Zi. Edi Rama është gjithashtu një “bos i madh” në Shqipëri dhe unë mendoj se Zaev ka një profil disi të ndryshëm. Kështu që unë e kuptoj që ekziston një hezitim i caktuar për të pranuar këtë lloj liderësh në BE, ku ne kemi tashmë probleme me të tjerë”, shprehet Wiersma.

Ai justifikon qëndrimin e presidentit të Francës si një masë që në BE të mos shtohen liderë, si ai i Hungarisë dhe Polonisë. “Argumenti i shtuar tani dhe kjo është gjithashtu ajo që unë mendoj se po luan një rol në motivimin e Presidentit Macron, është se ne nuk duam të marrim në BE vendet që më pas fillojnë të sillen si Orban në Hungari ose Kaczynski në Poloni. Kjo është një frikë shtesë, duke pranuar dy ose tre vende mund të kenë një ndikim shqetësues”,- thotë Jan Marinus Wiersma.

Eksperti holandez sugjeron se BE duhet të jetë me agresive ndaj liderëve të tillë dhe elitave që ata përfaqësojnë. “Unë mendoj se duhet të jemi më agresivë si Bashkimi Europian në këto negociata, ky është roli i Komisionit Evropian. Ne duhet të jemi më agresivë ndaj elitave të vendeve kandidate dhe të mos i lejojmë ata të largohen. Kjo është e vetmja gjë që duhet të bëjmë, monitorimi dhe shqyrtim që ata përmirësohen. Gjithashtu, mbase duhet të ketë më shumë investime që duhet të çojnë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, si një dimension shoqëror”, thotë Jan Marinus Wiersma.

Ai shton se situatat politike në vendet e Ballkanit me bojkotet e parlamentit dhe kriza nuk kanë ndikuar pozitivisht në BE. Ai shton se Parlamenti Europian duhet të përfshihet në mënyrë më direkte në zgjidhjen e këtyre krizave.

https://europeanwesternbalkans.com/2019/10/22/bsf-interview-wiersma-eu-should-be-more-aggressive-to-leaders-like-vucic-and-dukanovic/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari22/10/2019 17:48

Vucic dhe Gjukanovic jane lidere autokrate, ndersa Rama eshte diktator i droguar, kriminel dhe psikopat! Une habitem se pse asnje gazetar ne Bruksel nuk iu bejne pyetje ish-drejtuesve te BE: Junker, Hahn, Mogherini, Tusk, Flenkenstein dhe atyre te tjereve qe thone Rama i ka plotesuar kushtet e hapjes se negociatave, pervec se u ka mbushur xhepat me qindra e miliona euro per keto deklarata idiote dhe mashtruese per BE, cilat jane kushtet e BE dhe cilat kushte ka plotesuar Rama? Cfare te perbashketa ka Shqiperia me Serbine, Kosoven, Maqedonine e Veriut dhe Malin e Zi? A kane keto vende kriminele ne parlament, ne bashki, ne polici, ne administraten publike? Ai kane keto vende te shkaterruara Gjykatat Kushtuese, Gjykatat e Larta? A kane ata Prokurore te Perhershem te Perkoheshem? A kane ata ministra te brendshem kapo te traffikut te droges apo vellezer te trafikanteve te droges? A kane keto vende PPP? A kane dhene keto vende me koncenione te gjithe ekonomine e Shqiperise? A kane keto vende dosje kriminale 184 apo 339, apo cfare muti numrash u kane vene dhe personazhet e ketyre dosjeve kriminale jane deputete apo ministra? A kane turp keta ndyresira te BE qe kane mashtruar per 6 vite BE, dhe tani pa piken e dinjitetit thone Rama i ka plotesuar kushtet dhe i ka bere detyrat????

Shto koment

Denonco