E dyta guximtare nga Kosova që denoncon përdhunimin nga serbët, përqafohet nga Vasfije Krasniqi

E dyta guximtare nga Kosova që denoncon përdhunimin nga serbët, përqafohet nga Vasfije Krasniqi

14:08, 14/10/2019

Gruaja e parë e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë e që foli hapur për këtë çështje, Vasfije Krasniqi-Goodman, i ka premtuar përkrahje Shyhrete Tahiri-Sylejmanit e cila sot u bë gruaja e dytë që kërkoi hapur dënim për mizoritë që i janë shkaktuar.

Vasfija shkruan:" E dashur Shyhrete do ta kesh prekrahjen time dhe familjes time deri ne fund! Trimresha ime".

Shyhrete Tahiri –Sylejmani është viktima e dhunës seksuale gjatë luftës sot publikisht të dorëzoi kallëzim penal në Prokurorin Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur. Tahiri- Sylejmani është gruaja e dytë që del publikisht para botës për të dëshmuar për mizoritë e Serbisë, të cilat ndodhën gjatë luftës së fundit në Kosovë duke kërkuar që dhunuesit të dënohen. Ajo sot bëri me dije që nuk është lehtë të ndahet dhimbja e shpirtit, njofton RTK, por ka dalë të kërkojë drejtësinë që i takon asaj dhe mijëra të tjerëve që patën fatin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco