Banda Ruçi përgjaku Levanin dhe spitalin e Fierit sepse kishin narkpolicinë me vete!

Banda Ruçi përgjaku Levanin dhe spitalin e Fierit sepse kishin narkpolicinë me vete!

12:39, 01/09/2019
A+ Aa A-

Ish Kryeministri Berisha ka komentuar me një shenim në faqen e tij në facebok ngjarjen e djeshme të ndodhur në Fier ku mbetën të plagosur 5 persona.

“Banda Ruçi përgjaku Levanin dhe spitalin e Fierit sepse kishin narkpolicinë me vete!”, shkruan ish Kryeministri Berisha ne shenimin e tij.

“Banda kriminale Ruçi përgjaku mbrëmë reanimacionin e Spitalit të Fierit sepse u ndihmua nga kriminelët me uniformë, të cilët i dhanë “padashje” armën e shtetit kriminelit Qerem Braçi nipit, supertrafikantit te njohur te Gramoz Ruçit për të vrarë sipas dëshmitareve në vendngjarje jo një por dy qytetarë në sallën e reanimacionit, njëri prej tyre mori dy plumba në shpatull dhe është në gjendje serioze në spital kurse për fatin e tjetrit askush nuk di gjë”.

Ja postimi i plotë i ish kryeministrit Berisha:

Banda Ruçi përgjaku Levanin dhe spitalin e Fierit sepse kishin narkpolicinë me vete!

Ajo është bandë e niveleve më të larta të narkoshtetit!

Të dashur miq, banda e pushtetarëve të krimit, banda Ruçi me kriminelët tashmë të njohur Ledi Ruçi dhe Qerem Braçi me të bijtë, përkatesisht djali dhe nipi me djemtë e tij i Gramoz Ruçit pergjakën mbrëmë Levanin dhe Fierin duke kulmuar me breshëritë e tyre në sallën e urgjencë të spitalit të Fierit.

Të gjtha këto, kriminelët e bandës Ruçi i realizuan sepse në të gjitha veprimet kriminale ata u asistuan nga narkoplicia e Edvin Mafisë, gjeneral Hashashit, Ardi Eskobarit.

Kështu, pas breshërive që shkrehu para dhjetra vetëve në lokal, krimineli Ledi Ruçi menjeherë pati në krah të tij narkopolicinë, e cila për të fshehur gjurmët e krimit i mori armën dhe ia dha një qytetari për ta zhdukur, pra në një farë mënyre bëri atë që ka bërë për këtë delinkuent Donika Avdyli, e cila dy vite më parë beri të pa qenë krimin e kriminel Ruçit dhe e liroi atë.
Ndaj dhe ajo me kerkesë të Avdyleve u shpërblye duke u emëruar në krye të krimeve të rënda dhe një çertifikatë lavdërimi në procesin e Dvoran apo Hallun vetingut.

Banda kriminale Ruçi përgjaku mbrëmë reanimacionin e Spitalit të Fierit sepse u ndihmua nga kriminelët me uniformë, të cilët i dhanë “padashje” armën e shtetit kriminelit Qerem Braçi nipit, supertrafikantit te njohur te Gramoz Ruçit për të vrarë sipas dëshmitareve në vendngjarje jo një por dy qytetarë në sallën e reanimacionit, njëri prej tyre mori dy plumba në shpatull dhe është në gjendje serioze në spital kurse për fatin e tjetrit askush nuk di gjë.

Banda kriminale Ruçi kreu krimet e saj të shëmtuara në Levan dhe sallën e reanimacionit në Spitalin e Fierit e ndihmuar ne çdo akt kriminal nga kriminelët me uniformë si Andon Marku etj, të cilët për të maskuar vrasjen në tentative me armën e narkoshtetit të dy personave në reanimacionin e spitalit prishen mbrëme filmimet e kamerave të spitalit të Fierit dhe sallës së urgjencave për të deklaruar me siguri sot ose nesër se ato nuk funksiononin prej kohësh.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet kriminale të shtetit kriminel dhe iu bëj thirrje qytetarëve të ngrihemi me guxim për të përmbysur sa me parë narkoshtetin e bandave të drogës të Edvin Mafisë dhe balozëve të tjerë të drogës dhe krimit! sb

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ani01/09/2019 16:07

Le te nise ne Shkoder,ashtu siç beri Miredita me komunistat. Do shkoje ne Shkoder edhe shpirtin do e le atje, te vetmen gje qe deri tani nuk kane arritur t'ma marrin ke ndyresira komuniste.TE BEHEMI BASHKE.DO LUFTOJME NJE TE KEQE TE MADHE,DO SHPETOJME KETE VEND TE VUAJTUR NGA KE NDYRESIRA.

Ani01/09/2019 15:58

Kallashin ne krah dhe ketyre gangesterrave t'ju fysin kokrren e plumbit.Jane te sojit te gramos ruçit? e kane merituar plumbib ca me shpejt.Erdhi koha qe ndyresirave pjelle e komunizmit,por edhe pjellave te tyre jo jeten te mos i lejojme me ,poe ti behme shenbuj.Si....?Gramos Ruçit ti fusim nje hu ne bytethe dhe ahtu ta reklamojme paea presidences.Pasardhseve te tij,ketyre vemjeve qe pi na thoni t'ju presim veshet dhe te tille me shenje si ndyresira bije komunistesh ti dallojme ne shoqeri. Kaq shume u lodhem me keta ndyresira sa qe une jam gati ,mu bahko edhe ti ,Duhet te shpetojme veten,familjen e me gjere ....... nga keta

Shto koment

Denonco