Vjen alarmi nga SHBA: në Shqipëri po pastrohen qindra milionë euro të krimit

Vjen alarmi nga SHBA: në Shqipëri po pastrohen qindra milionë euro të krimit

10:03, 15/08/2019
A+ Aa A-

Nëpërmjet një kronike të zgjeruar dhe të transmetuar ditën e djeshme, “Zëri i Amerikës” ka hedhur hije të forta dyshime, për arsyen e vërtetë të zhvleftësimit të madh të monedhës euro në vendin tonë. Por mes rreshtave, spikat një alarm tronditës i bërë nga media zyrtare e Departamentit të Shtetit.

Mes faktorëve “normalë” që kanë të bëjnë me luhatjen  e kësaj monedhe në tregjet ndërkombëtare dhe prurjet e mëdha në këtë sezon nga emigracioni dhe turizmi, sipas ekspertëve që ka konsultuar “Zëri i Amerikës”, dyshimet më të mëdha për këtë rënie drastike të monedhës europiane lidhen me një pastrim gjigant parash në vendin tonë.

“Dobësimi i euros lidhet pjesërisht me luhatjet në tregjet botërore, por në Shqipëri sipas ekspertëve, dyshimet më të mëdha janë tek ndërhyrja e faktorëve të informalitetit, mes të cilëve edhe pastrimi i qindra miliona euro të drogave të forta, aq sa konkurrojnë edhe ekonominë reale, derisa leku ka 3 vjet që forcohet gradualisht përballë euros, ndonëse ekonomia shqiptare është në kuota të dobëta”, shkruan “Zëri i Amerikës, mes të tjerave.

Mes zërave që flasin në këtë kronikë këtij konstatimi tronditës i mëshon edhe gazetari invetigativ në fushën e ekonomisë Gjergj Erebara, i cili madje flet edhe për një shifër konkrete marramendëse prej 700 milion eurosh, e cila justifikohet veçse si para e pistë.

“Vendi vazhdon të ketë një deficit të llogarisë korrente prej 700 milionë eurosh, Vijon të ketë një deficit tregtar prej disa miliardë euro, dhe vazhdon të ketë një monedhë kombëtare që vazhdimisht forcohet e forcohet edhe pasi Banka e Shqipërisë ndërhyn në mënyrë të jashtëzakonshme duke blerë disa qindra milionë euro brenda pak muajve. Kjo tregon se në treg ka para të pista , nuk ka ndonjë shpjegim tjetër të logjikshëm”, deklaron për VOA Erebara.

“Zëri i Amerikës” gjithashtu konstaton se, ekspertët pohojnë se ekonomia shqiptare, me fuqinë e saj nuk e justifikon dot këtë forcim të lekut, pra kanë ndërhyrë flukse gri të eurove, flukse informale të parave të pista.

Ky fakt tronditës, pra shndërrimi i Shqipërisë së Edi Ramës në një “lavatriçe” gjigante të krimit të organizuar, është ngritur si alarm edhe nga vetë Departamenti i Shtetit në një raport për Shqipërinë i cili i është dorëzuar Kongresit në ditët e fundit të muajit Mars të këtij viti.

 Në pjesën e raportit ku trajtohet çështja e  pastrimit të parave në Shqipëri, Departamenti i Shtetit, thotë se gjatë vitit 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri sipas DASH janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda.

Fakti më i rënda që konstatohet në këtë raport është certifikimi i Shqipërisë, si bazë operacionesh ndërkombëtare për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Përveçse goditjes fatale që po i bën ekonomisë shqiptare ky lëvrim masiv i parave të krimit ndërkombëtar, kjo situatë fakton përfundimisht se qeveria Rama nuk është as një gjë tjetër përveçse një organizatë mafioze në pushtet. Del qartë edhe arsyeja se përse është kaq arrogante në kontrollin e të gjitha institucioneve të cilat mund të hetonin apo ndalonin investimin e parave të pista dhe mbi të gjitha se përse këmbëngulet me arrogancë kapja e zgjedhjeve të lira.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari15/08/2019 14:39

A u bindet o shqiptare? A u bindet o BE? A u bindet SHBA? A u bindet OSBE? A u binde znj. Merkel? Se me çfare djalli, me çfare krimineli mafioz dhe me çfare diktatori po perballen shqiptaret e gjore ne 2019? A pranohet qe BE dhe SHBA te kene ne tavoline nje monster te tille kriminale? A pranohet nje partner antidemokratik dhe uzurpator pushtetesh si ky kriminel? Pse BE, OSBE dhe SHBA bejne sikur nuk i kuptojne, bejne sikur nuk i shikojne dhe bejne sikur nuk i degjojne klithmat dhe britmat e nje populli te mashtruar, te vjedhur, te shtypur dhe te uritur per liri dhe demokraci??!!! A nuk turperohen qe nje qeveri e tille kaq kriminale dhe kaq destruktive po lulezon ne mes te Evropes?!!! A nuk turperohen qe mbeshteten nje kryeminister mafioz?

lushingabarbullushi15/08/2019 12:46

Po pra! Pasterim kimik jemi ne... po Rama ca thot? Lajme kazani.

Gramoz15/08/2019 10:33

Amerika ti veje fre Edver Taqi Kokaines, perndryshe ky vend do shkoje keq e per dreq, do behet baza e kuqalasheve rus dhe çallmave osmane te Erdomutit!

Shto koment

Denonco