‘Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja’, Basha: Do kthejmë në vend çdo lek të vjedhur

‘Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja’, Basha: Do kthejmë në vend çdo lek të vjedhur

11:28, 19/07/2019
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu është shprehur se që ditën e parë të qeverisjes së PD-së do të nisë një aksion nga Shqipëria në të gjithë botën për të zbuluar paratë e fshehura nga zyrtarët e qeverisë së Edi Ramës.

‘Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja’, tha Basha.

Pjesë nga deklarata e liderit të opozitës Lulzim Basha:

Që ditën e parë të qeverisjes tonë, do të ndërmarrim një aksion të madh, të paparë e të padëgjuar më parë, duke nisur nga Shqipëria e në vend të tjera, për të zbuluar korrupsionin dhe paratë.

Do të bëhet një kuadër ligjor i gjerë për të zbuluar vjedhjet, korrupsionin, koncesionet dhe korrupsionin me vlera publike.

Çdo kontratë shtetërore do të konsiderohet si vepër e mundshme kriminale, pa asnjë përjashtim.

Çdo ent, privat apo publik, çdo person privat apo publik, nga juristët më të thjeshtë e deri tek kryeministri do ti hetohet pasuria dhe të ardhurat pa asnjë përjashtim, në Shqipëri e në çdo vend.

Hetimi ynë do të përqendrohet tek paraja.

Paratë që kanë përfunduar në Qipro, Singapor, Ishujt Kajman, paratë që kanë përfunduar në vila në Shqipëri, Romë apo Nju Jork do të hetohen dhe zbulohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tironci19/07/2019 12:23

Po leket qe ke vjedh ti,a do ti kthesh ? Nuk genjehet me populli me propagande fallco. Ste beson njeri o Lul per sa kohe ke hajdut prane vetes qe mezi presin te vijne ne pushtet per te vazhduar vjedhjen si kto qe jane sot

Shto koment

Denonco