Knuti filorus i Ramës thirrje për të refuzuar njeriun e Merkel në krye të BE

Knuti filorus i Ramës thirrje për të refuzuar njeriun e Merkel në krye të BE

21:29, 04/07/2019
A+ Aa A-

Knut Fleckenstein, ish reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian, anëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane, humbësja e madhe e zgjedhjeve europiane të majit, bën thirrje për rrëzimin me votë në Parlamentin Europian të ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, e nominuar si Presidente e Komisionit Europian nga shefat e qeverive të BE.

Zonja von der Leyen është ministre e mbrojtjes gjermane nga partia e CDU e kancelares Merkel.

Fleckenstein, i cili kritikon edhe kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa apelon që Frans Timmermans, një socialist hollandez, të jenë zëvendësuesi i Jean Claude Juncker në krye të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se von der Leyen është një ndër njerëzit më të besuar të kancelares gjermane, ndërsa kandidatura e saj ka marrë mbështetjen e shumë vendeve anëtare të BE. Nga ana tjetër, Knut Fleckenstein njihet tashmë si një politikan filo-rus dhe njeri i afërt me drejtuesit e mazhorancës në Shqipëri. /Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alfons Malo05/07/2019 18:34

Ka te drejte ,duhet qe te propozojne edi ramen dhe erisa spiro palin qe be te behet si shqiperia

Shto koment

Denonco